Përmisimi i Shërbimeve Sociale për Migrantët në Bujanoc




Shkruan: Valon BEGZADI (Bujanoc, 15 dhjetor AIK Presheva jone)

Përfaqësuesit e Programit të përbashkët për Ndërtimin e Paqes dhe Zhvillimit Lokal Inkluziv (PBILD), sot, Vranjë, para punonjësit e qeverive lokale, organizatat joqeveritare dhe qendrave për punë sociale nga rrethi i Pqinjës, prezantuan dhe hapën konkursin për aplikimet e grandeve për partner social. Në këtë program bënë pjesë edhe komuna e Bujanocit dhe mund të konkurrojnë të gjithë organizatat joqeveritare.

Afati i konkursit do të jetë i hapur prej sot e deri 28 shkurt 2011, dhe vlera e përgjithshme e këtyre grandeve është 230 mijë dollarë. Qëllimi kryesor i këtij konkursi është të kontribuojë përfshirjen e plotë popullsisë emigrantëve jetën ekonomike dhe sociale rajonit jugut të Serbisë.

Kjo komponentë e programit të PBILD financohet nga Agjencioni Zvicerran për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe është e dedikuar vetëm për rrethet e Jabllanicës dhe të Pcinjës.

Sipas përfaqësuesve të programit të PBILD, në konferencën e sotme për shtyp të mbajtur ne ambientet e sallës së madhe në objektin e komunës se Vranjes, ata than se të drejtën për të konkurruar, kanë 13 qeveritë lokale të rrethit të Pqinjës dhe të Jabllanicës, të cilat janë të përfshirë në program të Programit të përbashkët për Ndërtimin e Paqes dhe Zhvillimit Lokal Inkluziv.

Aleksandra Qallosheviq – Konsulente për ndihmë Sociale në Programin e PBILD – it, tha se “Vetëqeverisjet lokale mund të aplikojnë me propozimet e projektit i të cilit vlera arrin deri në 20 mijë dollar dhe janë të obliguar në pjesëmarrje deri në lartasin maksimale prej 20 % nga buxheti lokal.

Nëpërmes këtij konkursi dëshirojmë të mbajmë partneritetin në nivel lokal dhe apelojmë vetëqeverisjet lokale që projektet të i paraqesin me partneritetin e Qendrës Sociale në territorin e tyre, po ashtu edhe organizatat joqeveritare të cilat funksionojnë ne fushën e mbrojtjes aty ku ekzistojnë dhe me personat që janë emigrues apo me personat që janë në gjendje sociale të prekur”.

Shuma e fondeve të kërkuara nga programi PBILD nuk mund të jetë më pak se 15 mije dollar dhe më shumë se 20 mijë dollarë për projektin. Buxheti i përgjithshëm i projektit nuk mund të kalojë këtë shume, ndryshimi përfshin pjesëmarrjen financiare të qeverive lokale dhe donatorë të tjerë.

Katër rezultatet, apo fushat e fokusit të punës së PBILD-it janë, kohezioni i rritur i bashkësisë dhe kapitalit njerëzor, qasja e përmisuar dhe më e barabartë në shërbimet publike, zhvillimi ekonomik i rritur dhe kapaciteti i rritur për menaxhimin e migracionit.

Programi i përbashkët për Ndërtimin e Paqes dhe Zhvillimit Lokal Inkluziv (PBILD), financohet nga pesë donatorë ndërkombëtar si nga Fondi Spanjoll për arritjen e Qëllimeve gjatë zhvillimit të Mileniumit (MDG-f), Agjencioni Suedez për Zhvillim Ndërkombëtarë (SIDA), Agjencioni Zvicerran për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Mbretëria e Norvegjisë dhe UNDP.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni