Përleshje mes deputetëve të PDK-së dhe VV-së,gjakoset Kamishi

Deputeti i PDK-së Latif Gashi-Lata e ka sulmuar fizikisht para pak çastesh deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimin, tek dalja e Kuvendit të Kosovës.

Ky sulm ka ardhur derisa deputeti Selimi ishte duke dhënë një intervistë për media ku ka folur për SHIK-un, ndërsa deputeti Gashi kishte kërkuar nga ai të mos flasë për SHIK-un.

Pas përleshjes fizike në mes të tyre, ka ndërhyrë policia dhe i ka ndarë ata, ndërsa pas pak minutash ka ndodhur një përleshje tjetër në mes të deputetit të Vetëvendosjes Florin Krasniqi dhe atij të PDK-së Bekim Haxhiu i njohur me nofkën Kamishi.

Kamishi është larguar i gjakosur nga Kuvendi, ndërsa Krasniqi është momentalisht në hollin e Kuvendit – i cili po ashtu ka pësuar disa goditje gjatë përleshjes me Kamishin.

Edhe në këtë rast ka ndërhyrë Policia e Kosovës./zeri


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni