EULEX-i po përgatitet të nisë hetimet për akuzat e ngritura kundër kryeministrit kosovar Hashim Thaçi nga senatori zvicerian Dik Marti, tw përmbledhura në një raport që u bë publik në dhjetor të vitit të kaluar.

Prokurorja Isabell Arnal dhe zëvendësprokurorja kosovare Sevdije Morina u takuan të martën në Tiranë me prokuroren e përgjithshme, Ina Rama duke kërkuar garanci për bashkëpunim.

“Tre javë më parë – siç shpjegoi ajo – iu dërgua një letër Dik Martit, duke i kërkuar fakte të forta. Politikani zvicerian akuzon kryeministrin kosovar Hashim Thaçi për trafik organesh në vitet 1990. Ai e ka marrë letrën, por nuk dimë asgjë se çfarë faktesh do të na garantojë”.

Këshilli i Europës do të debatojë për raportin e Dik Martit më 24 janar. Edhe Parlamenti Europian pritet të marrë në pyetje Martin për përmbajtjen e raportit.

Ndërsa organizata për të drejtat e njeriut, “Human Rights Watch” i kërkoi EULEX-it të caktojë një prokuror të pavarur, me eksperiencë në hetimin e çështjeve të tilla, duke propozuar gjithashtu edhe një program mbrojtjeje për dëshmitarët.

Lotte Leoht, drejtuesja e Zyrës së Human Rights Watch në Bruksel tha se fuqitë perëndimore duhet ta përdorin këtë mundësi për të gjetur edhe përgjigjet për humbjen 1900

SHPËRNDAJE