Përfundon romanca mes Canës dhe Adelines

 

Kemi shkruar për lidhjen e re të futbollistit të famshëm, Lorik Cana. Një nga lidhjet e fundit ka qenë edhe romanca me këngëtaren 18-vjeçare Adelina Tahiri. Ndryshe nga herët e tjera, kur ishte Loriku ai që largohej nga femrat, këtë radhë historia është më ndryshe, është pikërisht këngëtarja Tahiri ajo e cila ndahet nga Cana. Arsyet e sakta ende nuk dihen, por këngëtarja në një intervistë televizive ka theksuar se nuk mund të jetë në lidhje me dikë që ka tjetër lidhje.

Adelina nuk ka rënë poshtë dhe nuk ka pranuar lidhjen me Canën, por vetëm ka thënë: “Nuk mund të them se kam qenë në lidhje dhe nuk mund të jem në lidhje me dikë që ka lidhje të dyfishtë. Gjithashtu, “Panorama plus” zbulon gati të gjithë historinë e dashurisë së tyre, e cila nuk zgjati shumë, afera, kërcënime dhe shumë gjëra të tjera.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni