Gjilan – Arianit Hamzaj përfaqësues i “Viva Fresh Store” tha se flaka është përfshirë me gjasë si pasojë e rrymës dhe mos kujdesit. Dëmet materiale ende nuk dihen sepse nuk kemi ekspertizë as nga policia e as nga zjarrfikësit tha ai.
Qendra tregtare “Viva Fresh Store” që ndodhet në rrugën “Meadline Ollbrajt” në Gjilan është përfshirë të premten në mbrëmje nga flakët ku edhe është dashur të intervenojnë zjarrfikësit për ta shuar zjarrin. Kjo qendër tregtare momentalisht e ka mbyllur lokalin dhe është në pritje të ekspertizës së policisë dhe zjarrfikësve.

Arianit Hamzaj përfaqësues i “Viva Fresh Store” tha për rajonipress se flaka është përfshirë me gjasë si pasojë e rrymës dhe mos kujdesit. “Dëmet materiale ende nuk dihen sepse nuk kemi ekspertizë as nga policia e as nga zjarrfikësit. Ne po bëjmë përpjekje që të sanojmë dëmet dhe që puna të rifillojë të hënën” tha ai.

Hamzaj tha se në këtë qendër tregtare punojnë mbi 50 punëtor dhe ka mohuar zërat se kjo qendër është sulmuar apo se zjarri është bërë me qëllim të caktuar. “Nuk janë të vërteta ato vlerësime sepse gjithçka që është bërë është kryer nga pakujdesia e që lidhet me defektin e energjisë elektrike” tha Hamzaj.

Zjarrin në “Viva Fresh Store” e ka konfirmuar për rajonipress edhe Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan. “Zjarri ka ndodhur në mesnatë dhe ka dëme të konsiderueshme materiale. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe i ka thirr edhe zjarrfikësit. Po e hetojmë rastin, por dyshimet e para lidhen me instalimin e dobët të energjisë elektrike brenda objektit” tha Hashani./rajonipress/

SHPËRNDAJE