Metali Krasniqi 

Luginë e Preshevës, 20 prill – Përfaqësues të Odës Ekonomike të Serbisë kanë vizituar të enjten, Preshevën dhe Bujanocin me ç`rast janë takuar me prefektët e dy komunave të Luginës, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.

 

Sipas burimeve të “Presheva jonë”, prefektët e dy komunave të Luginës, Shaip Kamberi, prefekti i Bujanocit dhe Ardita Sinani, prefektja e Preshevës në takimin që patën me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Serbisë të kenë kërkuar nga Oda Ekonomike e Serbisë të jenë pjesë e përbashkët e Odës Ekonomike Shqipëri-Serbi. Përfaqësues të Odës Ekonomike të Serbisë ishin të përfaqësuar nga zëvendës menaxheri gjeneral Mihailo Veshoviq dhe drejtori për marrëdhënie ndërkombëtare pranë Odës Ekonomike, Nenad Gjurgjeviq. Gjatë këtij takimi të përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Serbisë me prefektët e dy komunave të Luginës, përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Serbisë janë dakorduan duke u zotuar se së shpejti do të organizohet një takim me të gjitha bizneset që veprojnë në Luginën e Preshevës me qëllim të njoftimit më për së afërmi me problematikat dhe nevojat e bizneseve të këtij rajoni.

SHPËRNDAJE