Photo: Action press/pm virot

Prishtinë, 10 shkurt  (Photo: Pierre Michel Virot) -Shoqata e Gazetarëve të huaj në Zvicer dhe Liechtenstein-APES (Association de la Presse Étrangère en Suisse et au Liechtenstein) me seli ne Gjenevë në bashkëpunim me gazetarin e njohur Nefail Maliqin, president i Shoqates Nderkombëtare te Gazetareve Shiptare ne Zvicer dhe Evropë (AIJASE) vizituan kryetarin e Komunes së Mitrovicës, Agim Bahtirin.

Në fjalën e tij z.Jean Musy, president i  (APES) ka  falënderuar kryetarin Bahtirin për mikëpritjen dhe me pas e ka njoftuar atë lidhur me viziten e tyre me krerët e shtetit dhe dëshiren e tyre të madhe që te vijnë edhe në qytetin e Mitrovicës.

Gazetarët zviceranë dhe ndërkombëtarë kanë bërë të ditur se qëllimi i vizites është pikërisht  Kosova, 10 vite pas pavarësisë dhe roli i Zvicrës dhe bashkësisë ndërkombëtare  në shtetndërtimin e Kosovës si dhe progresi, integrimet, sfidat dhe perspektiva në rajon.
Kryetari Bahtiri pasi shprehu kënaqësinë e tij për këtë vizitë,  i njoftoi gazetarët ndërkombëtarë me gjendjen e përgjithshme në Mitrovicë. Ai ju tha mysafirëve  se falë përkushtimit e maturisë së qytetarëve para së gjithash dhe angazhimit të drejtuesve të Komunës, si dhe të faktorëve tjerë të sigurisë, gjendja në Komunën e Mitrovicës, e cila kishte probleme dhe sfida të jashtëzakonshme që pas përfundimit të luftës, sot është e qetë dhe normale.

 

Andej e kendej ures se Mitorvicës flitej shqip…Bile na ra ne sy ne kete qytet te Kosovës edhe emri “Ruga e Preshevës”

“Në katër vitet e kaluara kemi qenë të angazhuar maksimalisht në stabilizimin e plotë të gjendjes politike e të sigurisë, ku edhe kemi arritur sukses. Në  fikus të

angazhimeve tona është zhvillimi ekonomik i komunës, ku edhe kemi arritur rezultate. Kur kësaj t’i shtojmë edhe zgjidhjen e problemeve të Trepçës, atëherë mund të themi se jo vetëm  Mitrovicës  por edhe tërë vendit po i kthehet perspektiva e zhvillimit ekonomik”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.

Përfaqesuesit e mediave zvicerane dhe boterore nga Gjeneva te shoqeruar nga zëdhënësja e Komunës së Mitrovicës, Blerina Kastrati pas takimit shëtitën deri tek ura kryesore mbi lumin Ibër dhe nëpër sheshet e qendrës së qytetit. Megjthse verehej je situaat e brishte por nuk ishte aq e tensionuar siq flitet ne mediat serbe ne Beograd. cka patem rastin te bisodojme me shiptare dhe serbe andej e kendej ures pa kurrefare problemi. Andej e kendej ures flitej shqip, madje edhe polici serb me te cilin biseduam fliste ship me unforme te polcise se Kosovës. Bile na ra ne sy ne kete qytet te Kosovës edhe emri “Ruga e Preshevës”. Ne fund per mysafirtet nga Zvicra, përfaqësuesit e mediave botërore nga Gjeneva (APES–OKB) komuna e Mitrovicës shtroi drekë solemne.

Résultat de recherche d'images pour "APES agim bahtiri Zvicra"

SHPËRNDAJE