Lideri i PD-së z.Arifi i ka njoftuar përfaqësuesit e institutit KIPRED, përsëafërmi mbi situatën politike dhe problemet me të cilat po ballafaqohen shqiptarët e Luiginës së Preshevës në veçanti ata në komunën e Buajnocit.

Bujanoc, 24 maj

Kryetari i Partisë Demokratike Mr. Nagip Arifi sot ka zhvilluar një takim me Ilir Dedën, drejtor ekzekutiv i Institutit Kosovarë për kërkime dhe zhvillime të politikave, KIPRED, si dhe me drejtorin e këtij Instituti Shpend Kursanin.

Gjatë këtij takimi është biseduar për zhvillimet politike në Luginë të Preshevës veçmas për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur.

Lideri i PD-së z.Arifi i ka njoftuar përfaqësuesit e institutit KIPRED, përsëafërmi me situatën politike dhe problemet me të cilat po ballafaqohen shqiptarët e Luiginës së Preshevës në veçanti ata të komunës së Buajnocit.

Gjatë takimit është folur edhe për ecurinë e zgjedhjeve lokale në komunën tonë, gjë e cila nga të dyja palët është vlerësuar pozitive, duke patur parasyshë numrin e këshilltarëve që kanë fituar shqiptarët në këto zgjedhje.

Drejtori ekzekutiv i Institutit kosovarë për kërkime dhe zhvillime të politikave, Ilir Deda, gjatë këtij takimi është shprehur se, Instituti ku ai udhëheqë do të jetë vazhdimisht në vëzhgim të situatës në Luginë të Prehsëvs, dhe me hapësirën që ka do të kontribuojë në përmirësimin e zhvillimeve politike.

Misioni i KIPRED-it është promovimi dhe konsolidimi i demokracisë dhe i vlerave demokratike në Kosovë dhe në rajon përmes hulumtimeve të pavarura, zhvillimit të kapaciteteve, dhe ndërtimit të institucioneve.

Instituti KIPRED ka për qëllim përmbushjen e misionit dhe objektivave të tij, KIPRED-i përqendrohet në katër programe kryesore, Qeverisjes demokratike, Kosova dhe rajoni, Punëve të jashtme, ndërkombëtare, dhe të siguris, dhe në fushën e Arsimit.

SHPËRNDAJE