Homazhe për Ramiz Alinë, flet Fatos Nano: Ishte protagonist i një epoke

http://www.botasot.info/img/Percillet_Ramiz_Alia_.jpegJanë zhvilluar homazhet për ish-udhëheqësin e fundit komunist, Ramiz Alia, ashtu siç e parashikonte protokolli i Shtetit në Qendrën Kulturore të Ushtrisë.

Homazhet zgjatën rreth një orë dhe përveç familjarëve, njerëzve të afërt e simpatizantëve të Partisë Komuniste kanë marrë pjesë, historianë, analistë, deputetë të Partisë Socialiste si Gramoz Ruci, Namik Dokle dhe ish-kryetari i Kuvendit Servet Pëllumbi.

Homazheve për Alinë u janë bashkuar edhe ish-kryetari i Partisë Socialiste dhe ish-kryeministri Fatos Nano, si dhe lideri i LSI-së, Ilir Meta.

Meta është shprehur se pas disa dekadash do jenë historianët ata që do japin vlerësimin e duhur për figurën e Ramiz Alisë, ndërsa vlerësoi edh njëherë rolin e tij në luftën antifashiste.

Ndërsa menjëherë pas Metës, ka folur edhe Fatos Nano, i cili e ka quajtur Ramiz Alinë protagonist të një epoke, ndërsa vlerësoi kontributin e tij për luftën antifashiste.

Trupi i pajetë i ish-udhëheqësit komunist, Ramiz Alia, do të prehet ne varrezat e Sharrës.

SHPËRNDAJE