Për tri ditë e tri net Serbia “plaçkiti” mbi 1 milionë euro nga mërgimtarët shqiptarë?!

Preshevë, 27 dhjetor -Në prag të festave të fundvitit në tri-katër pika kufitare tek ne Btrvoci (Hunagari-Serbi) apo në Horgosh (Hungari-Serbi) apo tek Dheu i Bardhë, Mucibabë dhe Dobrosin në kufijtë e Serbisë me Kosovën për tri ditë rresht u krijuan kolona të gjata të veturave për shkak të ardhjes së madhe të mërgimtarëve ne vendlindje, ku mërgimtare “ti pane të zinj e ullirit”, sjkruan agjencioa e lajmeve “Presheva jonë”

 

Kolonat kanë qenë deri në 20 km, kurse mërgimtarët kanë treguar se kanë pritë deri 35 orë. Këto pritje dhe kolona të gjata janë shkaktuar nga policia serbe, që pos maltretimeve kishte edhe “bakshishe”, korrupsion e plaçkitje.

Kulminacioni i pritjeve dhe maltretimeve rrugore në Serbi, kishte marrë jetën e një të riu nga Kosova. Në mes të kufirit Hungari-Serbi, djaloshii 26 vjeçar nga Prishtina me nënshtetësi gjermane u bë viktimë. Ai kishte pritur që nga Hungaria të hyjë në kufirin e shtetit serb për të arritur në Republikën e Kosovës në të cilin ishin krijuar kolona të gjata të mërgimarëve me prejardhje nga Kosova.

Sipas dëshmitarëve tollovitë dhe kolonat e gjata në Serbi ishin krijuar nga policia qëllimisht për dy ditë tjera në mënyrë që të plaçkisnin më lehtë dhe për t’i treguar dhëmbët se Serbia është “shtet” më kohë këtë që po grindeshin politikanët nga Kosova me ata serbë për poste deputetësh, ministrash duke e “nxjerr e shtir njëri-tjetrin”.

Një familje nga Podujeva rrëfen se ata kishin gënjyer vetëm të kalonin më shpejt.

“ Valla u desh me rrejt se kemi dekë se ishim tu mbet qaty në rrugë, pa bukë e pa benzin me fëmijë. Polici mi kërkoi 300 euro nëse donim ta kalonim kolonën. Unë i thashë s’kam aq, a bën 250? Ai më tha Ok dhe kështu pshtova se ishin duke më plasë fëmija nga ftohti e uria” shprehej familja nga Llapi.

Ndërsa grupi i mërgimtarëve tek Dheu i Bardh tregojnë shumën që atyre iu është kërkuar.

“Ndoshta jo çdo mërgimtari por çdo i treti polic ka marrë “baksish” nga 100, 200 apo 300 euro nga shoferët me familje, vetëm për të dalë nga kolona dhe në mënyrë që të arrijnë më shpejt në shtëpi që të mos printni nga 30 orë në kolonat e gjata 15 deri 25 km” thanë grupi i mërgimtarëve ( (G.P, S.F, A.L. T.R etj..) tek Dheu i Bardhë.

Vonesat nuk po i përballojnë lehtë mërgimtarët që ia kanë mësyrë Kosovës për pushime. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar pritje e kolona për të hyrë në Kosovë gjatë të dielës pati edhe në Mendare e në Mutivod.

Nga bisedat që ka zhvilluar me mërgimtaret ata rrëfejnë se kanë parë kur mërgimtarët si në kufi ashtu edhe rrugës kanë paguar nga 100 deri ne 200.

“”Une nuk kam paë,  por kam dhënë vetë me duar të mia 200 euro policit serb, i cili mu ofruar me fjalet bile shqip. Zermo, mos e ke për gut punën. Shtini qaty në pasaporte nja 200 euro dhe ftillo, se paske fëmijët në kerr e po të ftohen…” tregoi mërgimtari N.P. nga Friburgu i cili shkonte ne vendlindje në Prishtinë që e takuam tek Dheu i Bardhë.

Për tri ditë e tri net mbi 70 mijë mërgimtare kaluan nëpër Serbi, dhe për këtë policia iu kishte marrë “bakshish” mbi 1 milionë euro duke mos llogaritur këtu milionët tjerë që ju lanë  Serbise rrugës për këto ditë pushimi tranzit për benzinë, pije, kafe, cigare, bukë e pashteta…

Për këto tollovira, plaçkitje dhe maltretime mërgimtaret akuzojnë  jo vetëm policinë serbe por edhe qeverinë e Kosovës e cila nuk ka definuar marrëveshjet me Serbise pas sa vitesh negociatash në Bruksel. Qeveria e Kosove bashkë me ministrin e Diasporës ditëve të fundit bënin  “sehir” dhe lëshonin deklarata here pas here?!, ku mëgimtaret tanë  poshtërsoheshin nga shteti fqinje serb?! , përcjell “Presheva jonë”.

 


1 Komente

  1. djali, December 29, 2016:

    jo plaqk po me vet deshir po ia japin lekun shkaut, bile po rrehen se cili ma shpejt e ma Shum po jep.
    na sjemi njerz po kafsh

Komentoni