Bogota, 5 shkurt -Përgatitjet për Shën Valentinin janë duke u bërë anembanë  botës, përderisa Kupidi mbush shportën e tij me shigjeta, kurse Kolumbia përgatitë lulet që do të  mbushin vazot nëpër botë.

Dita e Shën Valentinit, një festë e kamotshme e dashurisë në Shtete të Bashkuara të Amerikës dhe në Evropë, çdo ditë siguron një profit miliarda dollarësh për industrinë e luleve në Kolumbi.

Kolumbia eksporton 450 milionë lule të të gjitha llojeve në SHBA dhe në Evropë për çdo Shën Valentin, që është 12 për qind e shitjes vjetore dhe për këtë festë punësohen përkohësisht 18.000 persona shtesë.

Kultivuesit e luleve në Kolumbi, theksojnë se 14 shkurti është vital për industrinë e tyre.

“Dita e Shën Valentinit është festa më e rëndësishme për ne, sepse 95 për qind e furnizimeve që i kemi planifikuar janë shitur në SHBA, ku festohet kjo festë”, thotë Yolanda Roa, menaxhere e një nga dhjetëra fabrika të paketimit të luleve në Cajica, një qytezë e vogël në afërsi të kryeqytetit Bogota.

Pavarësisht turbullirave ekonomike në mbarë botën, industria e luleve nuk pret që Shën Valentini i sivjetshëm të dallojë nga ata të viteve të kaluara.

Kolumbia vetë, tradicionalisht, nuk e feston Ditën e Shën Valentinit, më 14 shkurt. Në vend të kësaj date, shumica e kolumbianëve e shënojnë versionin e tyre të dashurisë dhe miqësisë në çdo të shtune të tretë të shtatorit.

SHPËRNDAJE