Për serbët „Hitler“ edhe Micheline Calmy-Rey, presidentja e Zvicrës ?!

Që nga 17 shkurti i viti 2008, kur u shpall pavarësia e Kosovës, shteti më i ri në Evropë, madje edhe më herët kur NATO ja futi bomba Serbisë,  për serbët pothujase gjitha personalitetet botërore duket ju kanë bërë „ujci“ apo siq i quajnë ata kohëve të fundit si Hitler..Kështu kishte ndodhur me Georg Bushin, me Bill Clinton, Toni Blerin…deri te kancelarja gjermane Merkel, presidentja zvicerane Micheline Calmy-Rey dhe kë jo se.., njofton agjencia informative “Presheva Jonë”.

 

Bernë, 18 dhjetor/AIK-Presheva Jonë

Tash, këtyre ditëve kur e tërë bota po e shpall personalitete të vitit kancelaren gjemane Angela Merkel, serbët atë e shpallën „Hitler“ (?!) bile dhe më të rrezikshme se ai…Loja me fjalën „Hitler“ nga serbët nuk ndalet vetem tek diplomatja gjermane, por ata kishin shpallur në Beograd „Hotler“ edhe presidenten e Zvicrës Michelinë Calmy-Rey  e cila që nga masakrat dhe spastrimet etnike të serbëve në Kosovë (kupto mbi 60 mijë refugjtaë që vërshun edhe Zvicrën atëbotë) ajo nuk u ndal së angazhuari për vënien e paqes dhe stabilitetit në këtë pjesë të Evropës deri te hapja e ambasadës së  Zvicrës në Prishtinë. E gjithë  ky angazhimi humanitar për paqë dhe stabilitet në rajon i presidentes Calmy-Rey nga serbët u shpërblye duke equajtur atë „Hitler“ në rrugët e Beogradit, siq po e vëreni në foton e montazhuar nga serbët, me plisë të bardhë me mustaqe të Hitlerit, përderisa agjencia informative „Presheva Jonë“ e kishte shpallur atë në të njejtën kohë si „Personalitete të Vitit 2011“ emrin e së cilës së shpejti do ta bart një rrugë apo shesh në Kosovë, ashtu siq kishte propozuar agjencia jonë…


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni