DON-KOLEC PRENUSHI: Unë e dij se, falemnderës Zotit, e shumta e popullit i beson e i mban këto të verteta. Por armët kundra versuljeve t’ anmiqëve, sidomos në këte kohë kur mortaja e komunizmit ka prâ (pushtue) atmosferen e pergjithshme i duhen popullit me i pasë për doresh e kundra të zakonshmeve, e kundra atyne mâ të hollave qi kanë hijen e ditunisë, të cilat edhe në mos paçin mbërri ndër né, do të vijnë, si mbeturina rrenojash qi hjedh dallka e detit në bregoret tona.

 

Jezu Krishti âsht mrekullija mâ e madhe e shekujve. Qandra e historisë. Problemi i madh i perhershmi i njerzimit. Pse Ky njeri qi jeton para se me lé, jeton në shpirtin e nji popullit, të cilit i kjé lajmue prej profetëve mija vjetësh perpara, qi i permbushë të gjitha profecitë në jeten e vet, qi vdes e ngjallet me dishmue se asht Zot e nieri përnjiheri, nuk ka si mos m’e pengue menden e njerzimit.

Kush rreshtohet per Krishtin e kush rreshtohet kundra Krishtit? Rreth vehtjes së Tij asht ndezë lufta ma e madhe e shpirtenve. Lufta qi racjonalizmi nisi mbi katedra, ra mandej në rruga në rreshta të popullit e u ba komunizem, bolshevizem gjithrrenues. Sulmi i tij nuk qellon vetem hyjnin e Krishtit e hyjnueshmeninë e Kishës por edhe kullat mbrojse të tyne: Doktrinen e revelacjonit o të zbulimit, të mbshehsive, të mrekullive të dokumentavet të krishtenimit. Konfutimi i këtyne msymjevet, asht permbajtja e këtij libri.

Unë e dij se, falemnderës Zotit, e shumta e popullit i beson e i mban këto të verteta. Por armët kundra versuljeve t’ anmiqëve, sidomos në këte kohë kur mortaja e komunizmit ka prâ (pushtue) atmosferen e pergjithshme i duhen popullit me i pasë për doresh e kundra të zakonshmeve, e kundra atyne mâ të hollave qi kanë hijen e ditunisë, të cilat edhe në mos paçin mbërri ndër né, do të vijnë, si mbeturina rrenojash qi hjedh dallka e detit në bregoret tona.

Sikurse në pjesen e parë, nuk kjé qellimi i em me dhanë nji konfutim qi e kthellon dhe e shtrret landen krejt, por vetem nji armë të kollajtë, në perdorim të perditshem; per tjeter me diftue arsenalin e ndryshem të pamasë t’ apologjetikës katolike.

Këto pak njoftime janë marrë prej librit “Schutz-und Trutzwaffen” të P.Nilkes e prej homelive të P. Lacordaire.

Zoti i së vertetes i bekoftë të gjithë ata qi rreshtohen per Krishtin, por edhe ata qi janë kunder Krishtit u denjoftë i Lumi me i bekue, pse na luftojmë gabimet e tyne, por shpirtent e pavdekshem të tyne ia porosisim mëshirës së pakufi të Shelbuesit Hyjnuer.

 

SHPËRNDAJE