unnamed (2)Fondi humanitar i Kosovës Lindore ? Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, në
Zvicër, në kuadër të aksionit « të ndërtojmë, të shpëtojmë, të
parandalojmë », sot, më 26.07.2014, ka ba inaugurimin  e 2 (dy)
shtëpive në fshatin Somolicë. Saktësisht në shtëpi të reja, nga ky
fond, kanë hy Vedat Ferati dhe Qani Mustafa, dhe në Medvegjë 3 ( tri )
shtëpiave, Arif Pajaziti, fam Sadik Islami, dhe Zajnulla
Murati.

unnamed unnamed (1) unnamed (3)Nga gjithësejt 100 shtëpi të parapara për ndërtim,
në fazën e parë, këtë vit, do të realizohen 30 sish. 20 prej tyre janë
të përfunduara, ku përfituesit do të vendosen para Fitër Bajramit.
Ndërsa 10 të tjera do të përfundohen jo shumë gjatë pas kësaj
feste.

Më 31.07.2014, në Shtëpinë e Kulturës « Abdulla
Krashnica » në Preshevë, duke filluar nga ora 10 :00, solemnisht do tu
dorëzohen çelsat e shtëpive të përfunduara kryefamiljarëve përfitues.
Me këtë rast fondi ka prega- titë një ekspozitë me fotografi që nga
fillimi e deri te përfundimi i ndërtimit të shtëpive nga të tri
komunat ? Preshevë, Bujanoc, Medvegjë. Shfrytëzojmë rastin dhe ftojmë
qytetarët që të vizitojnë këtë ekspozitë përmes së cilës do të njihen
drejtëpërsëdrejti me rrjedhën e ndërtimit të këtyre shtëpive.                   Për
arsye të caktuara, tani për tani, Kryesia e Fondit, ka marrë vendim që
mos të shfaqen TV inçizime të hyrjes në shtëpi të reja familjeve
përfituese të këtyre shtëpive.

Kryesia e fondit / Kryetari
Xhelal Memeti

SHPËRNDAJE