Me vendimin e tij më të ri, Gjyqi Federal Administrativ e bëri edhe njëherë të qartë se Marrëveshja mbi Sigurimet Shoqërore vlen edhe për qytetarët e Kosovës dhe duhet të zbatohet nga ana e Entit Federal për Sigurimet Shoqërore

Gjeenvë, 6 janar /AIK-Presheva Jonë

Në dhjetor të vitit 2009 qeveria zvicerane pat vendosur që në të ardhmen të mos paguaj më tej pensionet dhe shtesat familjare në Kosovë. Për këtë arsye qeveria zvicerane ngutshëm vendosi që Marrëveshja mbi Sigurimet Shoqërore të mos zbatohet më tej. Ishte ky një vendim i padrejtë, siç erdhi në përfundim më vonë edhe Gjyqi Federal Administrativ i Zvicrës më 22. dhjetor 2011. Gjyqi në fjalë me këtë vendim të tij më të ri vërtetoi vendimin udhërrëfyes të marsit të vitit të kaluar, përmes të cilit Marrëveshja mbi Sigurimet Shoqërore duhet të zbatohet edhe më tej.

Me vendimin e tij më të ri, Gjyqi Federal Administrativ e bëri edhe njëherë të qartë se Marrëveshja mbi Sigurimet Shoqërore vlen edhe për qytetarët e Kosovës dhe duhet të zbatohet nga ana e Entit Federal për Sigurimet Shoqërore.

Enti Federal i Sigurimeve Shoqërore duhet përfundimisht të zbatojë vendimet gjyqësore

Në komunikatën dërguar medieve nga Sindikata Unia, thuhet se kjo sindikatë pret nga Enti Federal për Sigurimet Shoqërore të heqë dorë nga kundërshtimi i tij dhe në fund të pranojë që Marrëveshja mbi Sigurimet Shoqërore është e vlefshme dhe duhet të zbatohet për qytetarët e Republikës së Kosovës. Enti në fjalë duhet të udhëzojë institucionet përkatëse (Entet e AHV/IV) të veprojnë në përputhje me vendimin në fjalë.

Përderisa nuk është negociuar një Marrëveshje e re me Kosovën, Marrëveshja e vjetër e trashëguar mbetet në fuqi. Unia kërkon vendosmërisht nga Enti Federal për Sigurimet Shoqërore të fillojë pa stërzgjatje bisedimet për një Marrëveshje të re me Republikën e Kosovës.

SHPËRNDAJE