Legjenda e futbollit brazilian, Pele’ ka këshilluar futbollistët e rinj që të mos largohen nga vendlindja e tyre, pa fituar eksperiencën e nevojshme në fushë.

http://www.botasot.info/img/artikull-39.jpegIsh-sulmuesi i njohur është ndalur në emrin e talentit 19 vjecar Neimar, që ka fituar admirimin e të gjithë ekipeve të mëdha europiane, por që sipas Pele’, ende nuk është gati për kampionatet në Kontinentin e Vjetër.

Komentet e legjendës së “Selecaos” erdhën gjatë nëj vizite të tij, në prezantimin e një nisme bamirësie, për kërkime mbi fëmijët, sponsorizuar nga 71 vjecari.

“Që prej vitit të kaluar jemi munduar të bindim Neimar dhe përfaqësuesit e tij, se është herët që ai të largohet për në Europë. Gabimi më i madh i këtij talenti, do të ishte të transferohej në Angli, pasi futbolli që ai luan, nuk i përshtatet Premier Ligës” tha Pele’.

Nejmar ka firmosur këtë javë, rinovimin edhe për 3 vjet të tjera me Santosin, kontratë që do ta mbajë në Brazil, deri pas finaleve të botërorit. Barcelona, Reali dhe Celsi janë në linjë të parë për të marrë shërbimet e sulmuesit brazilian që po shkëlqen edhe me kombëtaren.

SHPËRNDAJE