“Do të jetë një ditë shumë e lumtur për mua se në orën 11:00 do jem në Rinas. Do jem shumë i lumtur që do të shkel prapë në atdhe”, kështu shkruante dje nëntetari, Aleksandër Peci i plagosur në Afganistan më 20 shkurt të këtij viti, pas një sulmi të një polici afgan, në adresën e tij në rrjetin social “Facebook”.

Sipas njoftimit që bën vetë nëntetari Peci, pritet që sot ai të mbërrijë në aeroportin e Tiranës sot rreth orës 11:00.

Familjarë dhe të afërm të tij, por edhe krerë të Forcave tona të Armatosura, do presin 24-vjeçarin në aeroportin e Rinasit.

SHPËRNDAJE