Preshevë, 11 prill
 Partia Demokratike Shqiptare ka vendosur që krahas zgjedhjeve parlamentare t’i bojkotoj edhe zgjedhjet presidenciale të Serbisë për kryetar të shtetit ,ka deklaruar kryetari i PDSH-së dhe i Kuvendit Komunal të Preshevës Ragmi Mustafa. Ai për Agjencinë tonë “Presheva Jone” deklaroi se në zgjedhjet e 6 majit kur do të mbahen  zgjedhjet e të tria niveleve, apeloi që shqiptarët e Luginës së Preshevës t’i bojkotojnë zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale,meqë asnjëri nga  kandidatët për kryetar shteti nuk  është duke e kërkuar votën e shqiptarëve, traditë kjo që po  vazhdon edhe deri në momentet e tanishme,respektivisht që edhe kandidatët e tjerë në zgjedhjet e para katër viteve nuk kanë kërkuar votën e shqiptarëve. Duke pasur parasysh këto fakte,Ragmi Mustafa thotë, se nuk kemi  arsye që të marrim pjesë në këto zgjedhje dhe ftoj për bojkotimin e tyre. Mustafa, po ashtu deklaroi se në momentet e pikërishme ende nuk janë pjekur kushtet për  zgjedhje të nivele më të larta sepse kandidatët serb për president nuk ofrojnë asgjë për përmirësimin e statusit të tyre politik. Ragmi Mustafa ftoi që shqiptarët në mënyrë masive të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 6 majit me qëllim të zgjedhjes së përfaqësuesve të tyre legjitim që do ti mbrojnë interesat e tyre në parlamentin lokal.
                                Avni   Jusufi
SHPËRNDAJE