Në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur më 17.09.2011, kryesia e PDSH-së pasi shqyrtoi situatën e përgjithsmë politike dhe të sigurisë në Luginë të Preshevës dhë në rajon, reagon ndaj deklaratës së Ivica Daçiqit i cili deklaroi se “Serbia, si masë reciproke, duhet që të bllokojë kalimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat i shfrytëzojnë më së shumti shqiptarët”, raporton agjencia informative “Presheva Jonë”

Presheva, 17 shtator/AIK-Presheva Jonë

Të indinjuar nga deklarata e fundit e zv. Kryeministrit  dhe ministrit të punëve të brendshme të Serbisë  Ivica Daçiq i cili deklaroi se “Serbia, si masë reciproke, duhet që të bllokojë kalimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat i shfrytëzojnë më së shumti shqiptarët”,  PDSH reagon ashpër ndaj një deklarate të llojit të para-ardhësit të tij e cila nxitë dhunë, diskriminim dhe urrejtje ndërnacionale dhe e cila synon drejt përkeqësimit të situatës së sigurisë edhe ashtu të rëndë për qytetarët e Luginës së Preshevës, raporton agjencia informative “Presheva Jonë”

Me këtë rast PDSH apelon te shqiptarët e Luginës së Preshevës që të mos bijnë pre e provokimeve eventuale të policisë dhe xhandarmërisë serbe dhe të jenë vigjilent gjatë kalimit të kufinjëve në drejtim të Republikës së Kosovës. PDSH shpreh shqetësimin e vet me shtimin e numrit të forcave të ushtrisë dhe zhandarmërisë serbe  ditëve të fundit, që frekuentojnë nëpër vendbanimet shqiptare të Luginës së Preshevës.

PDSH kërkon nga faktori ndërkombëtarë i vendosur në Serbi dhe nga institucionet e Bashkimit Evropian dhe NATO-s të vendosura në Bruksel që të mos lejojnë  përsëritjen e  skenarëve  të së kaluarës ndaj shqiptarëve të pafajshëm të Luginës së Preshevës. Kërkojmë nga NATO-ja që ta rikthejë zonën e lirë tokësore të sigurisë nga marrëveshja e Kumanovës me të cilën do të pamundësonte realizimin e këtyre veprimeve të errëta të qeveritarëve serb. PDSH, gjithashtu reagon ndaj ministrit serb të arsimit Zharko Obradoviq për ndërhyrjen e tij joprofesionale në ndryshimin e Abetares Shqiptare e cila për ne është denigruese dhe e papranueshme

SHPËRNDAJE