Reagim

Ndaj Kryetarit të Organit të dhunshëm mbi çështjen e pagesave

Kryetari i Organit të dhunshëm ka drejtuar akuzat në drejtim të Kryetarit të PDSH-së për marrjen e pagesës nga ky institucion, për kundër bojkotit që ju është bërë nga ana e tij dhe kështu ai ka përjashtuar bojkotin si alternativë politike. Ai nuk ka si ta dijë se bojkoti është alternativë politike ngase niveli i tij i dijeve politike është i mjerueshëm. Kryetari i PDSH-së është përfaqësues legjitim i zgjedhur nga votat e popullit, gjegjësisht nga elektori i PDSH-së për t’i përfaqësuar ata në çdo kontekst politik pa përjashtuar këtu edhe bojkotin si alternativë politike.

Në esencë ne kemi bojkotuar Organin e dhunshëm të ndërtuar njëanshëm nga Qeveria e Serbisë, sepse ai organ nuk është themeluar në refleksion me përbërjen e Kuvendin Komunal dhe në përputhje me vullnetin e votuesve të komunës së Preshevës. Kështu që Pagesa u dedikohet përfaqësuesve të popullit të zgjedhur me votë, sepse po të mos ishte kështu do të parashihej me ligj që të mos bëhet pagesa për bojkotuesit e punimeve të këtij institucioni. Kështu mund të i themi atij se edhe ligji e parasheh bojkotin si alternativë politike.
Gjithashtu është e rëndësishme të dihet se pagesat e një shërbyesi nëpër institucione publike bëhet nga taksat e qytetarëve dhe në këtë rast ato bëhen nga taksat e qytetarëve shqiptarë.

Sa i përket konceptit të “patriotit sezonal”, nuk qëndron fare në kuptimin që ai dëshiron ta orientoj atë, sepse atij i pengon koncepti “patriot” e i nxjerr pastaj prapashtesa me qëllim të denigrimit të së parës si vlerë e pakontestueshme dhe e domosdoshme politike. Atij i pengojnë qëndrimet politike të PDSH-së dhe Kryetarit të sajë që janë në përputhshmëri dhe koherencë të plotë me çështjen nacionale shqiptare në çdo kohë dhe në çdo vend. Përkundër prapashtesave dhe parashtesave që mund t’i shtoni kësaj fjale, ne kemi qenë dhe do te jemi me mendje, shpirt dhe zemër kah Prishtina dhe Tirana.

Shërbimi për informim pran PDSH-së

Preshevë, 11 dhjetor 2017

SHPËRNDAJE