Vota nuk shitet me asnjë çmim as për kocka betoni e as për asnjë benefit tjetër, tha kështu në fjalimin përshëndetës, kryetari i nëndegës Miratoc, Ismet Mustafa.

Kandidati për këshilltarë, dr Faton Nevzadi ka premtuar bashkëvendësit se ai do të jetë zë i fuqishëm në kuvend për banorët e Miratocës duke mos lejuar për asnjë çmim që të cenohet dinjiteti i shqiptarëve. Edhe kandidatja për këshilltare nga Miratoca pati fjalë rasti duke theksuar se është krenare me kandidimin e sajë në listën e PDSH-së sepse në këtë mënyrë ajo është pjesë e njerëzve të idealit.

Naim Jashari poashtu kandidat për këshilltarë ka theksuar se qeverisja e Ragmi Mustafës i ka ndërruar pamjen krejtësisht fshatit Miratoc gjë për të cilën të gjithë janë dëshmitarë. Tani në mandatin e ri qeverisës prioritet do të jenë subvencionet për ekonomnitë familjare dhe bizneset e vogla e të mesme. Ramiz Latifi, kandidat për këshilltarë, në fjalimin përshëndetës ka folur për vepimtarinë që ka patur gjatë kësaj periudhe kohore duke përçuar mesazhe tek të tjerët se këta janë të lindur dhe të rritur këtu dhe se tërë jetën i janë kushtuar këtijë vendi dhe popullit shqiptarë. Ndërsa Ragmi Mustafa në fjalimin para elektoral ka treguar rrespekt të veçant për dëshmorët e rënë duke premtuar se nuk do të abuzohet me familjet dhe idealin kombëtarë të atyre që falën jetën. Me moton voto numrin dy PDSH-në për Preshevën shqiptare u bë përmbyllja e tubimit në Miratoc.

SHPËRNDAJE