Kryetari Ragmi Mustafa,para masës së tubuar paraqiti angazhimet e PDSH-së në përmirësimin e standardit jetësor gjatë mandatit të kaluar qeverisës si dhe shpalosi edhe planet tjera për  të ardhmen. Mustafa, ftoi elektoratin për dalje masive në zgjedhje dhe të votojnë numrin një që garanton fitore.

                                                                         

Preshevë,2 prill

 

Partia Demokratike Shqiptare në Luginë të Preshevës mbylli sonte fushatën parazgjedhore për zgjedhjet lokale të 6 majit 2012. PDSH mbajti tubimin fundit ne stadiumin e qytetit të Preshevës me ç’rast para mijëra qytetarëve të Preshevës që kishin dalë si kurrë më parë,u promovuan 38 kandidatët e mundshëm për parlamentin lokal të Preshevës. Pas intonimit të himnit kombëtar, filloi dalja në binin e improvizuar e kandidatëve para masës së tubuar ku për çdo njërin veç e veç u lexuan historiku i këshilltarëve të mundshëm. Më pas,kryetari Ragmi Mustafa,para masës së tubuar paraqiti angazhimet e PDSH-së në përmirësimin e standardit jetësor gjatë mandatit të kaluar qeverisës si dhe shpalosi edhe planet tjera për  të ardhmen. Mustafa, ftoi elektoratin për dalje masive në zgjedhje dhe të votojnë numrin një që garanton fitore. Në fund të tubimit përmbyllës së fushatës ,për të gjithë të pranishmit kënduan këngëtarët  nga estrada kosovare Ermal Fejzullahu dhe Nora Istrefi. A.i. (Presheva jonë)

SHPËRNDAJE