Më parë vendbanimi i ynë ka qenë i lënë pas dore por me ardhjen e PDSH ne sot kemi një vend me infrastrukturë evropiane ka thënë kryetar i bashkësisë lokale St. Hekurudhor Selver Shaqiri, njofton TvP

 

Kandidatja për këshilltare Hafize Shaqiri ka thënë se në kuvendin ardhshëm ajo do të mbrojë interesat e banorëve por dhe do të ngrejë zërin për përmirësimin e jetës së gruas në shoqëri. ” Ju keni mbështetur një grua e cila ka udhëhequr një shkollë shqipe më të madhen në Serbi dhe rajon , shkollë të cilën ajo ka ditë të udhëheq drejt suksesit ” u ka thënë banorëve të ST. Hekurudhor kreu i PDSH Ragmi Mustafa. Në vendbanimin tuaj kemi arrit që të përforcojmë energjinë elektrike dhe ju sot përfundimisht jeni larguar nga terri. Kur filluam asfaltimin e lagjeve, disave nuk iu është besuar, po ashtu sot kur filluam ndërtimin e fushës sportive disave iu është dukur se po bëhet një kamerë e fshehtë por më pas kanë qenë të mahnitur kur kanë parë se aty po bëhet realitet ka thënë kreu i PDSH –së Ragmi Mustafa. Ne po heqim gjelbërime , por ju e dini se ne nuk kemi pasur asfaltime, gjelbërim kemi sa të doni bile edhe për të transportuar andaj ne fillimisht do të bëjmë infrastrukturën modern por njëkohësisht do të bëjmë edhe parqe dhe pushimore të gjelbëruara ka shtuar ai. Më tej lideri i PDSH-ës ka thënë se do të kthejë zonën industriale në stacionin hekurudhor pasi komuna me ndërkombëtarët ka lidhë kontratën për rregullimin e zonës industriale ku do të kemi investime të huaja. Në fund shumë të rinj kanë shprehë dëshirën për tu pajisur me libreza të PDSH-ës të cilat i ka ndarë kreu Ragmi Mustafa.

SHPËRNDAJE