Lugina e Preshevës ishte sponsoriozuese për bërjen shtet të Kosovës përmes akademikëve dhe intelektualëve vendës. Tani është koha kur Kosova duhet ta ndihmojë Preshevën, tha kështu në fjalimin përshëndetës në Fushë Kosovë, bartësi i listës së PDSH-së, Ragmi Mustafa.

Në takimin me preshevarët ishin intelektual, ish komandanti i UÇPMB-së, komandant Luli, deputetja e Republikës së Kosovës, Ganimete Musliu, dhe të tjerë. Mustafa në fjalimin e tij elaboroi rëniet e koalicioneve që fundosën ekonominë preshevare, arsimin, shëndetësinë por ajo më krucialja është fundosja e politikës në Preshevë. Prishtina dhe Tirana duhet të kenë kujdes sepse Preshevën po e drejton një kryetar enigmatik i cili po bën tentativë për të ndërruar mendësinë e shqiptarëve. Mos korrespondimi i Tiranës dhe Prishtinës, Preshevën e dërgon në humnerë tha ndër të tjera kryetari, Ragmi Mustafa. Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu tha se Preshevën e duam shqiptare andaj kësaj here duhet votuar PDSH-në, duke rrethuar numrin dy. Në këtë mënyrë do të jetësohet amaneti i të rënëve tanë ku Presheva me preshevarët do të frymojnë shqip. Edhe Ferid Selimi, Fehmi Ramadani, Zijush Ahmeti dhe qytetarët të tjerë që jetojnë dhe veprojnë në Prishtinë kërkuan votën e elektorit që të rrethojnë numrin dy Për Preshevën shqiptare. Kryetari Ragmi Mustafa gjatë qëndrimit në Prishtinë ka takuar edhe djalin e Ukshin Hotit, deputetin e PDK-së,Andin Hotin me të cilin kanë ndarë shqetësimet për situatën në Luginë. Ndërsa qëndrimi i zotit Hoti është që kësaj radhe preshevarët të votojnë PDSH-në sepse në këtë mënyrë ruhet bërthama kombëtare.

SHPËRNDAJE