Njësia nr 6 dhe 7 e PDSH mbrëmë ka prezantuar kandidatët për këshilltarë duke shpalosur edhe projektet që janë realizuar dhe që do të implementohe gjatë mandatit të ardhshëm 4 vjeçar, raporton RTP.

Anëtari I kryesisë Reshta Neziri nga njësia numër 6 ka foluar për periudhën kur PDSH iu bashkuan shumë qytetarë e që sot ai numër dukshëm është rritur duke përqafuar programin e PDSH-ës.Ai gjithashtu prezantoi shumë projekete në këtë njësi duke thënë se në mandatin e ardhshëm përgjatë rrugës 15 Nëntori do të asfaltohet cdo rrugicë.Në anën tjetër kandidati nga njësia numër 7 Avni Haliti ka thënë se ai do të jetë një zë I fuqishëm I Rinis në këtë asamble komunale dhe se PDSH e ka ballin hapur të kërkojë votën e qytetit votën e rinis. Ai ndërkohë ka elbaoruar edhe aktivitetet në kuadër të Zyrës dhe Klubit për rë rinjë.Ndërkaq sekretari I PDSH po ashtu nga njësia numër 7 Agim Dalipi ka thënë se dikur ai e kishte më vështirë të kërkonte votën e qytetarit, por tani faktet dhe premtimet e realizuara por dhe prezenca e simpatizantëve në sallë e bënë atë që të konfirmohet se vota e tyre do të shkojë drejt PDSH-ës duke rethuar numrin 1. Ai po ashtu ka cekuar disa nga projektet e realizuara duke thënë se LLapinca tashmë është e lidhur nga të gjitha anët me qendrën duke e shëndrruar këtë lagje në miniqytet. Ndërkaq kreu I PDSH-ës Ragmi Mustafa uroi të gjithë aktivistët dhe votuesit të cilët nga dita në ditë po I bashkangjiten PDSH-ës.Ai po ka foluar edhe projekte një ndër ta rregullimi I trotuarit ku do të frekuentoinë mbi 4 mijë nxënës.Në fund u ftuan që të githë më 6 maj të votojnë të bashkuar për fitoren e PDSH-ës.

SHPËRNDAJE