Me moton ” TË BASHKUAR DREJT FITORES “duke rethuar numrin NJË Partia Demokratike Shqiptare ka vazhduar fushatën elektorale në fshatin Zhunicë, në një ndër bastionet me te fuqishëm të PDSH nga ku vjen edhe kreu i këtij subjekti politik.

Në një atmosferë festive i madh e i  vogël  kishin daluar për ta pritur liderin e tyre Ragmi Mustafa.Fillimisht u prezantuan disa nga projektet që kjo bashkësi lokale ka realizuar me mjetet e tyre si dhe falë ndihmës së kryetarit të bashkëis lokale Selajdin Mustafa, njofton TVP.

Para elektorit  fillimisht  ka folur kandidatja për këshilltare Afërdita Misini, e cila ka ftuar që të gjithë të unifikuar të rethojnë numrin 1 për fitoren e PDSH-ës.E  kur i erdhe radha liderit të PDSH -së Ragmi Mustafa simpatizantët nuk u përmbajtën dot  brohoritjet dhe thirrjet për fitore ishin nga të gjitha anët.

Ndërkaq kreu Mustafa-së rikujtoi momente kur PDSH nisi rrugëtimin e saj si një subjekt më mision realizimin e të të drejtave të shqiptareve .
Ai gjithashtu përgëzoi banorët e Zhunicës , si afaristët dhe diasporën për bashkëpunimin e tyre në realizimin e projekteve të shumta që sot janë në interes edhe të fshatrave tjerë si rruga që lidhë Preshevën me vendbanimet për tej magjistrales. Në fund zoti Mustafa tha se edhe çështja e arsimit do të vazhdojë të jetë prioritare në mandatin e ardhshëm ,ashtu që çdo i ri të regjistrohet në fakultetin e tij të preferuar. Tubimin kreu i PDSH e përmbylli me besimin se shqiptarët edhe këtë herë do të përqafojn  Partin Demokratike Shqiptare duke rethuar numrin një me moton ” TË BASHKUAR DREJT FITORES “. E këtë mesazh pas tubimit e përcolli dhe më tej atmosfera e festive e simpatizantëve.

 

PDSH fushatën e saj e ka vazhduar në BL Bukurocë

Fillimisht kryetari Ragmi Mustafa vizitoi fabrikën për prodhimin e qumshtit “Fontana” për të parë së afërmi prodhimin dhe përpunimin e qumshtit,raporton TVP. Ai zhvilloi edhe një debat me pronarët e saj se sit ë vihet deri te rritja e numrit të puntorëve në këtë ndërmarrje në çka do të ndikojë edhe në zbutjen e papunsisë. Fushata pastaj vazhdoi në takim me banorët ku kandidatti për këshilltarë Armend Ibrahimi para të pranishmëve paraqiti projektet që ka realizuar pushteti lokal nën udhëheqjen e PDSH-së, edhe pse në zgjedhjet e kaluara ky subjektë ska pasur përkrahjen e këtyre banorëve, port ash çdo gjë ka ndryshuar. Ai gjithashtu tha se në mandatin e ardhshëm 4 vjeçarë do të ketë shumë projekte që të realizohen sepse PDSH mban fjalën. Ndërsa kryetari Mustafa tha se mandati i ardhshëm do të fokusohet kryesishtë në zhvillimin ekonomikë me çka përfundimishtë do të zbutet papunsia. Fushata e PDSH-së në BL Bukuroc përfundoi me moton “të bashkuar drejtë fitores” dhe rretho numrin 1.

SHPËRNDAJE