Preshevë,12 prill

Partia Demokratike Shqiptare në Luginë të Preshevës sot zyrtarisht ka hapur fushatën parazgjedhore për zgjedhjet lokale të kuvendin komunal të Preshevës,me ç’rast ka mbajtur tubimin promovues të kandidatëve për këshilltarë komunalë.Në sallën e shtëpisë së kulturës në Preshevë,para një numri të madh të simparizantëve të kësaj partie,që salla ishte e vogël për t’i zënë të gjithë,tubimi promovues u hap me leximin e një raporti ku u eleborua veprimtaria e PDSH-së që nga fillimi para 22 vitesh e deri në ditët e sotme.
Në veçanti u elabioruan sukseset e kësaj partie  në përmirësimin e standardit jetësor të shqiptarëve të rajonit të Luginës së Preshevës si dhe për angazhimin e PDSH-së për përmirësimin e statusit politik të shqiptarëve të Preshevës,Bujanocit dhe të Medvegjës.Në vazhdim të tubimit të sotëm u bë edhe prezantimi i 38 kandidatëve të mundshëm për këshilltarë komunal  në zgjedhjet e 6 majit 2012.Para të pranishmëve me ovacione u prit kryetari i Partisë Demokeratike Shqiptare Ragmi Mustafa,i cili  masës së tubuar iu drejtoi me fjalën e tij që foli për rezultatet e PDSH-së e cila kishte udhëhequr pushtetin lokal të Preshevës që nga viti 2004 e deri në ditët e tanishme.
Mustafa edhe njëherë ftoi elektoratin shqiptar t’i bojkotojë zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale serbe duke e arsyetuar këtë vendim me fakte se pushteti qendror serb nuk është i interesuar për pqërmirësimin e pozitës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës.Ai u zotu se edhe në të ardhmen do të bashkëkëpunoj me qeveritë e shteteve  si të Shqipërisë dhe të Kosovës dhe me shtete e Bashkësisë Evropiane për të mirën e popullatës së këtij rajoni.PDSH në zgjedhjet lokale do të garon me numrin një-1- meqë e para ka grumbulluar nënshkrimet e nevojshëm për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 6 majit.Në këtë tubim u ftua që elektorati në ditën e mbajtjes së zghjeve të del në mënyrë masive dhe të votoj numrin 1.
                                 Avni Jusufi

 

SHPËRNDAJE