Me propozim të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), parlamenti i Maqedonisë ka miratuar nevojën për miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe dhe atë për përdorimin e simboleve të bashkësive etnike.

Propozimi është mbështetur nga deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, ndërsa kundër kanë votuar deputetët e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) dhe të Rilindjes Demokratike Kombëtare (RDK).

Deputeti Talat Xhaferi nga BDI-ja konsideron se këto propozim ligje duhet të shqyrtohen me procedurë të shkurtuar që të munden shqiptarët e zgjedhur në Kuvendin normalisht ta përdorin gjuhën shqipe. Punët e mira dhe pozitive duhet të praktikohen nga fillimi.

“Vlerësoj se kjo përbërje parlamentare do t’i ketë parasysh këto arsyetime dhe t’i shqyrtojnë të dy propozimet në seancën e sotme plenare”, shtoi Xhaferi.

Në procedurë parlamentare në orët e paditës ka hyrë edhe propozimi për interpretim autentik të ligjit për amnisti me të cilin do të mbyllen të ashtuquajturat raste të Hagës.

SHPËRNDAJE