PDSH në mandatin qeverisës nuk anashkaloi asnjë lagje sa i përket investimeve infrastrukturore duke bërë asfaltime të rrugëve, rregullim të trotuareve, elektrifikim dhe të tjera, tha kështu në tubimin parazgjedhorë, kryetari i nëndegës një dhe dy, Astrit Ramizi. Dritë Veliu, Almedina Ramizi dhe Nora Agushi, kandidate për këshilltare nga nëndegët 1,2 dhe 3 në fjalimet përshëndetëse kanë prezantuar programin për periudhën katër vjeçare që duhet të realizohet prej nga secila sferë që ato vinë.

Drita arkitekte do të kontribuojë për Preshevë më të bukur, Almedina për shëndetësi cilësore dhe Nora për zhvillim ekonomik. Ndërsa Shpat Aliu, nga nëndega numër 5 në fjalimin e tijë ka kërkuar nga qytetarët që të përkrahin partitë që janë të orientuara nga Prishtina e Tirana e jo ata që janë të orientuara nga Beogradi për të përçarë shqiptarët. Njerëzit e deleguar nga Beogradi sollën përçarje dhe destabilizim politik. Duke rrethuar numrin dy PDSH do të çojë në vend amanetin e deshmorëve, tha në fund Aliu. Kandidatja për këshilltare Hylja Krashnica Jusufi ka folur për programin parazgjedhorë dhe për pikat prioritare që do të realizohen në periudhën në vijim. Ndërsa bartësi i listës, Ragmi Mustafa ka ftuar bashkëatdhetarët që të vinë dhe të votojnë për Partinë Demokratike Shqiptare, për Preshevën shqiptare, duke rrethuar numrin 2.

SHPËRNDAJE