Mu ne diten kur pritet lirmi i lideri te AAK-sëRamush Haradinaj nga izolimi franko-serb, ne Prishtntinë sikur  LDK, PDK dhe listës serbe po i ngutet mu më 6 prill që Kuvendi të (mos) e voton demarkacionin me Malin e Zi, thuajs e nu pat dite tjera, bile nja 24 ore me pas reth te ciliet Demrakcion u be “gjizë”  per te cilin qajnedrarsa qe kater vjet, shkruan agjencia  e lajmeve “Presheva jonë”

 

Duket se debati pro dhe kundër demarkacionit me Malin e Zi do të mbyllet javën e ardhshme, kur deputetet duhet të votojnë për apo kundër ratifikimit të tij. Burime të mediave thanë se të enjten e ardhshme, më 6 prill, demarkacioni do të dërgohet në Kuvend.

Kosova dhe Mali i Zi kanë nënshkruar marrëveshjen për përcaktimin e vijës kufitare në fund të gushtit të vitit 2015. Por për shkak të kundërshtive të më, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur ta ratifikojë atë.

Por, duket se ky debat do të mbyllet të enjten e ardhshme.

“Të enjten deputetët do të votojnë për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi”, ka thënë një zyrtar i lartë në kushte anonimiteti.

Sipas tij, gjasat janë të mëdha që marrëveshja të ratifikohet.

“Në besojmë se gjithçka do të përmbyllet dhe deputetët do ta votojnë atë”.

Ratifikimi i marrëveshjes për përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi është kusht për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Duket se kjo çështje është shtyrë përpara sidomos pas vizitës së diplomatit të lartë amerikanë Hoyt Brian Yee.

SHPËRNDAJE