largea_17kuvend1405585396Flora Brovina: Nuk kam ardhur me dëshirë në këtë seancë

Rifillon seanca, shkarkohet Flora Brovina me 82 vota

Pasi ka rifilluar senca e Kuvendit, deputetët e pranishëm në sallë kanë shkarkuar me 82 vota pro, derjtuesen Flora Brovina dhe seancën e ka marrë në drejtim deputetja serbe Milka Bulic.
* * * * * * *

Në këto momente deputetët e LDK-së janë kthyer në sallë ndërsa ata të Bllokut janë kthyer. Teuta Rugova është ulur në karrigën e kryesueses dhe për momentin nuk dihet çka do të ndodhë më tutje.

**********

(E plotësuar) – Te Flora Brovina tashëm janë grumbulluar nj së deputetësh.
Megjithatë, biseda e tyre është e pa arritshme, pasi që mikrofonat po i mbajnë të mbyllur.

Në mesin e deputetëve që po negociojnë janë edhe Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Albin Kurti e Vjosa Osmani . Janë afruar edhe deputetët e PDK’së, Safete Hadergjonaj e Naim Fetahu.

* * * * *

Teuta Rugova ka bërë një konsultim me kreun e LDK-së, Isa Mustafa. Pas kësaj, ajo është kthyer në vendin e bashkëkryesueses së seancës ku gjithashtu ka bërë edhe një konsultim me udhëheqësen Flora Brovina.

Ndërsa Vjosa Osmani konsultohet me depuetet e Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka kërkuar nga Flora Brovina që ose të vazhdojë seancën ose t’ia lejojë Teuta Rugovës të bëjë një gjë të tillë. “Mos na detyro të ta marrim fjalën me zor”, i ka thënë Zemaj.

Ka nisur kthimi i deputetëve të PDK’së në sallë. Nuk dihet se pse kanë ardhur, por duket se ato dëshirojnë ti dalin në ndihmë në rast nevoje Flora Brovinës.

Ne seancë janë kthyer katër deputetë të tjerë të PDK.

Derisa po përballet me vështirësi në drejtimin e seancës pasi po dirigjohet nga PDK, Flora Brovina ka thënë se nuk ka ardhur me dëshirë në këtë seancë.

Flora Brovina insiston vazhdimisht që të shkohet në pauzë, por deputetët e bllokut dhe Vetëvendosje madje edhe minoritetet po e refuzojnë këtë, vazhdon paqartësia.

* * * * * *
Ndonëse kryesuesja e Kuvendit Flora Brovina ka kërkuar pauzë deri në morën 13.00, deri më tani vetëm deputetët e PDK-së kanë dal jashtë sallës, ndërsa deputetët tjerë po qëndrojnë në sallë, ashtu sikurse edhe kryesuesja e Kuvendit.

Shumë paqartësi kanë përcjellë seancën konstitutive të Kuvendit të Kosovës. Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, gara kryesore është se cili është grupi më i madh parlamentar, ai i Partisë Demokratike të Kosovës, apo ai i koalicionit Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.

Përcaktimi i Grupit më të madh parlamentar i jep të drejtën të njëjtit grup që të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit.

Rreth kësaj pike ka shumë përplasje dhe mospajtime.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi, ka thënë se për një kontest kur dy a më shumë subjekte mendojnë se kanë të drejtë duhet të zgjidhet në Gjykatën Kushtetuese.

Sapo të përfundojë kjo seancë, PDK do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë që, me shumë vërejtje në mënyrën se si deputetja e PDK-së, Flora Brovina po udhëheq seancën, deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka dalë në foltore.

Ajo është thirrur në rendin e ditës që kishte përcaktuar Kryesia e kaluar e Kuvendit, ku koalicioni paszgjedhor LDK, AAK dhe Nisma njihej si grupi më i madh parlamentar.

Në emër të këtij rendi të propozuar, deputetja Osmani propozoi liderin e LDK-së, Isa Mustafa për kryetar të Kuvendit. Por, kryesuesja Brovina nuk ka lejuar që të kalohet në procedurën e votimit dhe ka shpallur një pauzë pa limit kohor.

Gjendja është mjaftë e paqartë dhe gjithçka po zhvillohet sipas një skenari që po udhëheqë deputetja e PDK-së, Flora Brovina.

Verifikohen mandatet, depuetetët betohen

Vojsa Osmani ka kërkuar nga kryesuesja që ta respektoj skenarin dhe t`ia jap fjalën LDK-AAK-Nisma

Legjislatura e pestë tregon se kemi një përvojë politike dhe sa herë kemi ndërtuar institucione jemi sfiduar. PDK-ja mendon që konteksti lind kur të dyja palët mendojnë që kemi të drejtë dhe të dyja palët kemi të drejta. Ju them që PDK-ja insiston nga partitë që të kemi një konsensus për dërgimin e çështjes në Kushtetuese, publikisht ju informoj se çështjen do ta dërgoj në Kushtetuese.

Raporti i komisionit miratohet me 117 vota për për verifikimin e deputetëve. Tani po vazhdohet me betimin e deputetëve.

Koalicioni LDK AAK NISMA e lëshon seancën nëse nuk respektohet skenari i miratuar në kryesi

Nëse deputetja Flora Brovina nuk e ndjek skenarin e miratuar në Kryesinë e Kuvendit, atëherë koalicioni LDK AAK NISMA do të lëshojë seancën.
Deputetët e koalicionit LDK AAK NISMA do ta braktisin seancën nëse drejtuesja e seancën Flora Brovina nuk e respekton skenarin që është miratuar në Kryesinë e Kuvendit. Sipas vendimit të Kryesisë LDK AAK NISMA është grupi më i madh parlamentar dhe ka të drejtë të propozojë kandidatin për kryetar të parlamentit.

Qesharake: Krejt dalin në pauzë veç deputetët e PDK’së – frikohen se ua zënë vendet

PDK ka zënë sot ulëset e Grupit Parlamentar LDK-AAK-Nisma. Ndërkohë që tani në pauzës për krijimin e komisionit për verifikimin e mandateve, krejt deputetët kanë dalë në pauzë – përvec atyre të PDK’së.
Ata po qëndrojnë në ulëset e zaptuara, nga frika se po të dalin, vendet do ua zënë kolegët nga LDK-AAK-NISMA.

Qesharake.

Isa e Ramushi ulen tek e ulëset e vjetra të LDK’së

Aprovohet Komisioni për verifikimin e mandateve!
Edhe pakicat propozojnë deputët e tyre për verifikimin e mandateve.
Vjosa Osmani sqaron që Armend Zemaj përfaqëson LDK AAK dhe NISMA.
Visar Ymeri nga VV pokështu ankohet që janë zënë vendet në mes. Albulena Haxhiu në emër të VV për verifikim të mandateve

Pasi deputetët e PDK’së i kanë zënë ulëset e rezervuara për koalicionin LDK AAK NISMA, kreu i LDK’së Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj janë ulur tek ulëset e vjetra të grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike.

Deputetët e hutuar të LDK’së – vendet e tyre i ka zënë Margarita me shokë

Deputetët e LDK’së kanë mbetur të hutuar kur me të hyrë në sallë kanë parë Margarita Kadriun me shokë të ulur në vend të tyre. Për të mos provokuar situatën, disa prej tyre janë ulur në krahun e djathtë të sallës – aty ku do duhej të ulej kreu i ri PDK’së, Margarita Kadriu, ndërkohë që disa tjerë po qëndrojnë në këmbë.
Nuk dihet nëse Sekretaria e Kuvendit do të ndërhyrë për ta zgjidhur këtë situatë.

Provokojnë deputetët e PDK’së – ulën ne karriget e rezervuara për Grupin LDK-AAK-Nisma

PDK ka filluar me provokime. Deputetët e saj, Margarita Kadriu, Agim Ceku, Zenun Pajaziti… janë ulur në rreshtin e mesëm të sallës – aty ku është caktuar të jetë grupi më i madh parlamentar – LDK-AAK-Nisma.
* * * * * *
Sot në orën 10 fillon seanca konstiuive e Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e V-të me radhë. Si Partia Demokratike e Kosovës që ka 37 deputetë ashtu edhe grupi parlamentar i koalicionit pas-zgjedhor LDK – AAK –Nisma me 47 deputetë, pretendojnë se kanë të drejtë të nominojnë kandidatin për kryeparlamentar.

Ndryshe liderët nga të dyja palët kanë bërë thirrje për qetësi dhe mbarëvajtje të seancës në mënyrë demokratike.

SHPËRNDAJE