PD: Të bllokohen faqet pornografike

largea_foto-331396544814Deklarimi i shumë të rinjve se përmes internetit kanë parë video me përmbajtje pornografike, prej të cilëve 20% kanë parë çdo ditë ose gati çdo ditë, kanë shqetësuar tej mase edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Njëri ndër ta, Jeton Svirca nga Partia e Drejtësisë ka ngritur këtë çështje sot në Kuvendin e Kosovës me ç‘rast edhe ka kërkuar nga organet kompetente që t’i detyrojnë kompanitë e ofrimit të shërbimit të internetit t’i bllokojnë të gjitha faqet me përmbajtje pornografike duke vendosur një filtër në serverin nga shpërndahet interneti.

“Pornografia ka një ndikim negativ në shëndetin emocional dhe mendor të fëmijëve, është një falsifikues për dashuri erotike dhe intimitet, ruan imazhet që nuk mund të fshihen asnjëherë, ndihmon agresionin seksual, mund të çojë në mishërim, mund të çojë në rritjen e egërsisë, mund të shkaktojë ose nxisë përdhunimin, personi mund të vuaj nga skizofrenia, mund të vie deri te sjellja vetëvrasëse dhe të tjera”, ka pohuar Svirca.

Sipas Svircës, parandalimi shihet si arma më e fortë kundër këtij fenomeni, ndërsa ka shtuatr se njëra ndër format më efikase të parandalimit është edukimi në familje, edukimi në shkollë, edukimi në shoqëri dhe edukimi nëpërmjet masmediave.

Megjithatë ai ka kërkuar nga qeveria të ndërmarrë hapa konkret për bllokimin e të gjitha faqeve me përmbajtje pornografike duke vendosur një filtër në serverin nga shpërndahet interneti
“Ky problem mund të zgjidhet shumë lehtë nëse ka vullnet nga organet qeveritare duke e bërë vetë veprimin apo duke i obligua kompanitë e ofrimit të shërbimit të internetit qe ti bllokojnë të gjitha faqet me përmbajtje pornografike duke vendosur një filtër në serverin nga shpërndahet interneti. Apo, Qeveria ta blejë një softëer inteligjent i cili bllokon këto faqe dha ta shpërndaj falas për të gjitha familjet kosovare. Kontrolli inteligjent i internetit do të çonte deri te neutralizimi i pasojave negative, ndërsa anët pozitive do të mbetnin në dispozicion”, ka shtuar ai.

Ndërsa ka shtruar nevojën që të monitorohen edhe Internet Kafet.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni