Me tubimin e fundit në kuadër të fushatës zgjedhore në fshatin Samolicë, Partia Demokratike me sukses rrumbullakësoi të gjitha vendbanimet shqiptare të Komunës së Buajnocit.

 

Bujanoc, 30 prill

Përkrahja që iu është dhënë deri më tash këtij subjekti politik nuk mungojë as në këtë vendbanim.  Lideri i PD-së Mr. Nagip Arifi, i shquar për realizimin e shumë projekteve, edhe në këtë vendbanim është pritur si burrë shteti. Samolicasit me prezencën e tyre dëshmuan se akoma i kanë të freskëta kujtimet, kur ky njeri udhëheqte komunën e Buajnocit e veçmas projektet të cilat i kishte realizuar në këtë vendbanim. Objekti i shkollës me standarde Europiane, rrugët e asfaltuara, elektrifikimi dhe shumë projekte tjera nuk na lënë që mos ta kujtojmë këtë njeri i cili din dhe m

undet prap t’ia kthejë jetën kësaj komune, e cila është mbuluar pohtuajse nga rrjeti i marimangës, u shprehën përfaqësuesit e nëndegës së PD-së në Samolicë.

Për z.Arifi nuk ka nevojë të flasim shumë, për ktë njeri flasin veprat u tha gjatë tubimit dhe Partia Demokratike për banorët e këtij vendbanimi më nuk është subjekt i ri politik por shpresë për ardhmërinë e komunës së Bujanocit. (KL)

SHPËRNDAJE