(AIK-Presheva Jone)

Fati i kauzës së Partisë Socialiste për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit 2009 do të marrë përgjigje përfundimtare në seancën e sotme parlamentare. Ndonëse për marrëveshjen janë zhvilluar dy raunde negociatash, të dy kampet por edhe Kuvendi, bënë dje të ditur për “Gazeta Shqiptare” se diskutimet s’kanë përfunduar dhe se fati i tyre do të vendosë edhe për zhvillimin ose jo të seancës, e fundit për këtë vit. Bisedimet mes palëve pritet të vijojnë paraditen e sotme.

Ekspertët ligjorë të ngarkuar për arritjen e kompromisit, Fatmir Xhafaj dhe Damian Gjiknuri nga Partia Socialiste dhe Ilir Rusmali së bashku me Viktor Gumin të zgjedhur nga Partia Demokratike, kanë ngecur në të njëjtën pikë, si duhet të procedohet me kutitë e materialeve zgjedhore. Socialistët këmbëngulin që kutitë e materialeve t’i vihen në dispozicion komisionit hetimor parlamentar dhe të mos dërgohen në Arkivin e Shtetit, ashtu sikundërse e parashikon edhe Kodi Zgjedhor. Por demokratët këtë e cilësojnë të papranueshme, pasi sipas tyre, shkelen ligjet dhe Kushtetuta e vendit. Dita e sotme mbetet shansi i fundit për zgjidhjen e ngërçit politik të paktën për 2010-ën.

Socialsitët këmbëngulin që kutitë e materialeve t’i vihen në dispozicion komisionit hetimor parlamentar dhe të mos dërgohen në arvik ashtu sikundërse e parashikon edhe kodi. Por demokratët këtë e cilësojnë të papranueshme pasi shkelen ligjet dhe kushtetuta e vendit.

SHPËRNDAJE