Fituesi i zgjedhjet lokale në Bujanoc përgatiten për qeverisjen lokale. Ftojnë aleatët për të udhehequr komunën

 

AVNI JUSUFI

Bujanoc,13 maj

 

Partia fituese e zgjedhjeve lokale të 6 majit 2012 në komunën e Bujanocit, Partia Demokratike e Nagip Arifit, ka dërguar  partive shqiptare të tjera si PVD-së,LPD-së dhe UDSH-së ftesa zyrtare për  marrëveshje për themelimin e institucioneve të pushtetit lokal në komunën e Bujanocit, ka deklaruar sot për agjencinë  “Presheva Jonë” lideri i kësaj partie Nagip Arifi.z.Arifi në fillim të bisedës sonë është shprehur i kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve të Partisë Demokratike duke i quajtur këto zgjedhje demokratike dhe të rregullta,në veçanti zoti Arifi ka vlerësuar lartë kulturën shqiptare për pjesëmarrje në zgjedhje. Ai deklaroi se është për tu përshëndetur pjesëmarrja masive e shqiptarëve në zgjedhje me ç’rast ka mundësuar fitimin e shumicës absolute të mandateve në parlamentin të ardhshëm lokal  në Bujanoc ku është mundësuar formimi i rehatshëm i organeve të kuvendit vetëm nga shqiptarët. Shih për këtë, Arifi tha se shqiptarët kanë fituar 30 këshilltarë,ndërkaq partia e tij, Partia Demokratike ka fituar 12 mandate apo 40 % të vendeve. Përkitazi me këtë fitore , Nagip Arifi deklaroi, se ne si fitues të zgjedhjeve kemi ofruar partive shqiptare ,respektivisht kemi ftuar zyrtarisht ,për formimin e koalicionit qeverisës  dhe themelimin e organeve të ardhshme të pushtetit lokal në Bujanoc dhe presim shumë shpejt  përgjigjen e tyre. Në një pyetje të bërë nga ne, se a do të përfshihen serbët në pushtetin lokal si në përbërjen e kaluar,lideri i PD-së  Arifi deklaroi se është ende herët të flasim për këtë përfshirje,sepse serbët me të gjitha partitë e tyre kanë  marrë 11 këshilltarë komunalë  dhe  mbetet që në një të ardhme të afërt të fillojnë bisedat fillimisht në mes partive shqiptare që kanë përfaqësuesit e tyre,gjegjësisht që kanë fituar këshilltarë  komunalë për formimin e pushtetit lokal në komunën e Bujanocit.

SHPËRNDAJE