Nuk kemi formuar Partin Demokratike për të përmbysur pushtetin por ne kemi formuar partin për të fituar pushtetin dhe të  kontribojmë në të mirë të qytetarëve ,  kështu është shprehur kryetari i PD Nagip Arifi në pyetjen tonë gjatë  konferencës e mbajtur ne selin e këtij subjekti politik.

Gjatë  konferencës së parë që pas zgjedhjes së organeve në kuvendin e 2 korrikut , kreu i PD zoti Arifi ka potencuar se nga sot do të fillojë grumbullimi i nënshrimeve për  regjistrimin e partis konform ligjit.Sipas zotit Arifi deri te formimi i PD ka ardhë pasi në  PVD ishi shterrur mundësit e veprimit  tha ndër të tjera kreu i PD-së Nagip Arifi.Ndërkaq në pyetjen se zoti Arfi ushtron detyrën si përfaqësues i PVD, ai tha se do të respektojë cilindo vendim të kuvendit, njfton RTP

Në anën tjetër  PD nuk do të ndalet këtu pasi ditëve në vazhdim ajo do të bëjë shtrirjen e sajë edhe në Preshevë e Medvegjë.Kreu i PD po ashtu ka potencuar se këshilltarët  e PD që janë në kuvendin komunal  do të votojnë çdo pikë që është në interes të qytetarëve. Në konferencën e djeshme  u potencua se PD do të bashkëpunoj me të gjitha subjektet politike që kanë orientim demokratik.

PD zyrtarisht si subjekt politik është konfirmuar më 16 qershorë , ndërkaq me 2 korrik ka zgjedhur edhe organet e saja drejtuese ku dhe ka bërë prezantimin e programit të saj. Ndërkaq këtij subjekti politik iu kanë bashkangjitur 3 këshilltarë të PVD dhe një i LPD.

SHPËRNDAJE