Partia Demokratike e Nagip Arifit po zgjeron aktivtetin e vet edhe me subjkte të reja. Përderisa ditë më parë qe themrlua Forumi Rinor, po ashtu sot është themeluar Forumi i Gruas. Ato sot për ketë qëllim ishin tubuar në Hotelin “Rozafa” në Bujanoc.

Bujanoc,4 dhjetor /AIK-Presheva Jonë

Në mesin e shumë femrave, 95 prej tyre  u zgjodhën  si delegate të Kuvendit qëndror të Forumit të Gruas, nga të cilat 23 do t’i prijnë kryesisë. Nga kjo seancë e parë znj. Adelina Bruçaj- Hasani (profesoreshë e gjuhës shqipe ) nga shumica u zgjodh për kryetare të Forumit të Gruas nga radhët e PD-së. Pos kryetares së re të  FPD-së,  forumi në fjalë ka edhe tri nënkryetare  Nadije Beqiri, Sevdije Pajaziti dhe Shehide Adili. Ndërsa Emsale Jahiu, sekretare  dhe Emine Emini arkatare. Pas themelimit të Formimit të Gruas dhe strukturat tjera të ketij forumi të femrave ka përshëndetur Mr. Nagip Arifi, lider i PD-së i cili para të pranishmëve i dha një retrospektivë rolit dhe angazhimit të femrës shqiptare në Luginën e  Preshevës si domosdoshmëri e avancimit të proceseve demokratike dhe kombëtare në mjedisin ku  jetojnë dhe veprojnë ato.

SHPËRNDAJE