PD E NAGIP ARFITI arrinë marrëveshjen për qeverisjen komunale të Bujanocit

PD arrin koalicionin për qeverisjen e Bujanocit – mbi 60% të posteve i takojnë shqiptarëve

 


 AVNI JUSUFI

 

Bujanoc, 5 qershor

Marrëveshja me partitë serbe ka ardhur si pasojë e mos përgjigjes së tri partive politike shqiptare për ta formuar pushtetin lokal.

 

 

Është arritur marrëveshje për formimin e koalicionit të partive politike në Komunën e Bujanocit bazuar në zgjedhjet e 6 majit 2012. Përkitazi me këtë, kryetari i Partisë Demokratike Nagip Arifi, sot ka  publikoi marrëveshjen e arritur për formimin e koalicionit qeverisës në KK të Buujanocit.Sipas kryetarit të PD-së, koalicioni qeverisës do të jetë i përbërë prej tri subjekteve politike, PD, Grupi Qytetarëve dhe DS-it,që të gjitha përbëjnë 23 këshilltarë nga 41 që do të ketë Kuvendi komunal i Bujanocit, por që nuk përjashtohet mundësia që deri më 8 qershor, gjegjësisht të premten, kur edhe është caktuar mbledhja konstituive, këtij koalicioni ti kyçen edhe subjektet tjera politike.

Gjatë konferencës së sotme për shtyp të mbajtur në selinë e Partisë Demokratike, lideri i këtij subjekti politik kumtoi edhe postet që sipas marrëveshjes i kanë takuar këtyre subjekteve politike,respektivisht 60 për qind e posteve nagip arifit dhe 40 serbëve të buajnocit.Sipas z.Arifi mbledhja konstituvive do të mbahet më 8 qershor.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni