Malësi e Madhe, i plagosuri tregon ngjarjen në kufi më Malin e ZI

Një 35 vjeçar nga Hoti i Komunës Kastrat të Rrethit të Malësisë së Madhe është plagosur nga policia kufitare e Malit të Zi dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Shkodrës. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në orët e para të mbrëmjes së enjte, në brezin kufitar Shqipëri-Mali i Zi në territorin malazez.
Nga ana tjetër babai i të plagosurit Prenk Drekaj shprehet se djali i tij po kërkonte lopët së bashku me bashkëfshatarin kur është plagosur.
Gëzim Drekaj ka marrë një plumb në këmbë, sipas mjekëve të spitalit të shkodres për fat të mirë plumbi nuk ka shkaktuar dëmtime të rënda pasi ka përshkuar muskulin. Policia e Shkodrës së bashku me policinë e Malit të Zi po hetojnë rreth shkaqeve të vërteta të kësaj ngjarje. Ky është rasti i dytë pas atij të 2008 kur 57 vjecari Skënder Hysenaj nga fshati Luarzë i Velipojës është plagosur nga policia kufitare e Malit të Zi teksa po peshkonte në Lumin Buna në territorin Shqiptar.

SHPËRNDAJE