PASTRIME NE BDL NË PARTINE E DR.SKENDER DESTANIT

BASHKIMI DEMOKRATIK I LUGINËS –BDL-
Preshevë

Këshilli Drejtues i Bashkimit Demokratik të Luginës në mbledhjen e vetë të mbajtur më datë 14 dhjetor 2010, shqyrtoi situatën politike në kuadër të partisë me ç’rast për opinion lëshon këtë

K U M T E S Ë

Situata e rëndë politike e krijuar muajve të fundit në Bashkimin Demokratik të Luginës nga tre udheheqësit e institucioneve publike  dhe katër këshilltarët në kuvendin komunal, të cilët me veprimet e tyre që ishin në kundërshtim me Programin, Statutin dhe qëndrimet e parties, që kulmuan në seancën e 8 dhjetorit , detyruan kryesinë e partisë të mblidhet urgjent që të diskutojë këtë gjendje të rëndë të krijuar si pasoj e papërgjegjësisë politike e morale nga personat e lartëpërmendur.


U diskutuan në detaje shkaqet e paraqitjes së kësaj forme të veprimit të tyre dhe kryesia konkludoi se  qëllimi i këtij grupi ishte degradimi i politikës së partisë, kryetarit të saj që përmes këtij degradimi  të dobësojnë,  fragmentojnë dhe në fund të shpartallojnë tërësisht atë detyrë që e kishin planifikuar me ish partnerin e koalicionit, e që ky qëllim u bë public në tri seancat e fundit, ndërsa  maskat u hoqën në seancën e 8 dhjetorit, kur këta 4 këshilltar edhe pse Këshilli Drejtues si organ më i lartë i BDL-së, kishte njoftuar opinionin se BDL largohet nga koalicioni qeverisës, këta këshilltar ishin nënshkrues të propozimit për seancë i cili propozim ishte anti-statutar si dhe në mënyrë të fsheht kishin propozuar dhe nënshkruar propozimin për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit , pra kryetarin e tyre të deri-djeshëm të partisë së BDL, të cilin edhe përmes votimit e vërtetuan shkarkimin e tij,  i cili shkarkim u bë në kundershtim me procedurat kuvendore.

Veprimi që pasoi, ai i emërimit të ish këshilltarit të BDL-së Besim Abdulit  për kryetar kuvendi në vend të ish kryetarit të tij,  demaskoi  tërësisht veprimet e tyre , veprime të cilat kishin të bënin me interesat e tyre personale e jo siç trumbetonin , se këto gjëra po i bejnë për të mirën e partisë dhe qytetarëve të Preshevës.

Duke pasur parasysh keto veprime regresive,  mospërfilljen e vendimeve të organeve të partisë, thyrjen e Statutit dhe bojkotimi i mbledhjeve të kryesisë politike e  Këshillit Drejtues të BDL-së, ky i fundit vendosi që të bëjë  shkarkimin e 4 antarëve të kryesisë politike të cilët ishin pjesë e këtyre veprimeve anti-statutare dhe anti-programore, anëtarë që nuk njohën vendimet e organeve të partisë të cilët gjatë tërë kohës kishin vepruar në kundërshtim me interesat e partisë dhe në vend të tyre u zgjodhen 4 anëtarë tjerë nga radha e antarëve të Këshillit Drejtues të Bashkimit Demokratik të Luginës.


Në fund u muar qëndrim për të dytën herë,  të ftohen këta këshilltar edhe njëherë që më në fund mandatet që i posedojnë e që ia besoi BDL, të njejtat t’ia dorëzojnë partisë e cila ia besoi, në të kundërtën ia bëjmë me dije se, do ti bartin tërë pasojat e mundëshme që mund të rrjedhin  nga veprimet e papërgjegjëshme të tyre.

Preshevë
15.12.2010                                                                                      Shërbimi për informim i BDLsë


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni