Vali Corleone, i cili vetëquhet si King of Ilyria, duket se së fundmi është shumë i angazhuar me projekte të reja në jetën e tij.

 

Sikurse është mësuar, Vali është rikthyer para disa ditëve në Kosovë, me synimin për t’i përfunduar punët që ka nisur

 

Ai synon që të sjellë KFC-në në Gjilan, ku në hapje që do të bëhet pas 20 ditësh, pritet të ketë të ftuar edhe special edhe ambasadorin amerikan Greg Delawie.

 

Por nuk mbaron me kaq! Në këtë qytet Vali do të hapë edhe një lokal gjatë verës, që do quhet ‘Berlin’.

 

Po ashtu ka menduar edhe për qejfin e vet dhe në vendin ku jeton, do ta hapë një klub privat, që do ta ketë atë vetë si mysafirin shumë special!

 

SHPËRNDAJE