Kthimi i emigrantëve në atdhe për festën e Pashkës ortodokse ka shtuar fluksin në pikat doganore me Greqinë.

Sipas të dhënave nga pika doganore e Kapshticës mësohet se gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në tokën shqiptare 5858 shtetas dhe 1677 automjete ndërsa kanë dale nga territori 2125 shtetas shqiptarë dhe 508 automjete.

Mësohet se pala shqiptare punon me 6 sportele në dalje dhe 3 sportele në hyrje të vendit ndërsa pala greke punon me 3 sportele.

Ndërsa në doganën e Kakavijës gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 6054 shtetas shqiptarë dhe 1810 automjete ndërsa kanë dalë 3657 shtetas dhe 698 mjete.

Sipas informacioneve në të dyja pikat e kufirit nuk ka radhë ndërsa pritet që fluksi i emigrantëve të cilët kthehen në atdhe për të festuar Pashkën pritet të rritet në ditën në vijim.

SHPËRNDAJE