“Pashë Berlusconin në krevat me minorene”

Një prej të ftuarave në festat “bunga bunga” nga Silvio Berlusconi ka dëshmuar në procesin gjyqësor duke deklaruar se ka parë kryeministrin e atëhershëm në krevat me një vajzë minorene. Brazilianeja Michelle Conceicao bëri deklaratën bombastike në një intërvistë për një revistë. E pyetur nëse e kishte parë politikanin 75 vjeçar ajo tha se “paguaj të shkosh në krevat me vajza minorene. Patjetër që është e vërtetë. Unë isha atje”. Conceicao ishte dëshmitarja e parë që pohoi se Berlusconi bënte seks me femrat në festat e tij. Dëshmitë e saj vijnë disa orë përpara shqyrtimit në gjyqin mbi Karima El Mahroug e quajtur si Ruby.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni