Revista ekonomike “Forbes”, e cila publikon listën e njerëzve më të pasur në botë vit pas viti, publikoi sot një listë të pasanikëve imagjinarë, imazhi i të cilëve është ofruar në filmat vizatomorë apo prodhimet e ndryshme të Hollivudit.

Për të distain vit me radhazi është “Xha Rosaku” më i pasuri, me një pasuri që në jetën reale do t’a rendiste menjëherë pas Bill Gates, ndërsa përfshihet për herë të parë në renditje një vampir i “Twilight”, Carlisie Cullen.

 

 

                1. Xha Rosaku (41,1 miliardë $) – Personazhi vizatimor me depozitat e mbushura me flori dhe kartmonedha vazhdon të jetë më i pasuri në botë, ndonëse ka shpenzuar së fundmi një pjesë të mirë të pasurisë në jahte dhe pushime luksoze.

 

2. Vampiri Carlisle Cullen (36,2 miliardë $) – Vëllai i vampirit Edward tek “Twilight”, depozitoi një shumë të vogël parash në një bankë në vitin 1630, por duke qenë se është i pavdekshëm, ka grumbulluar një pasuri të jashtëzakonshme ndër vite prej interesave.

 

3. Artemis Fowl II (13,5 miliardë $) – Ndryshe nga Lupen, Artemis është një hajdut që i mban sendet e vjedhura për vete. Nëpërmjet vjedhjeve, irlandezi ka arritur të jetë karakteri i tretë imagjinar më i pasur në botë, ndërsa thuhet se ai ka hapur edhe “Facebook” nën emrin e rremë Mark Zuckerberg.

 

4. Richie Rich (9,7 miliardë $) – Është personazhi i filmit “I vetëm në shtëpi”, Macaulay Culkin, ai që renditet i katërti, falë rolit të një fëmije miliarder që shpëton biznesit e babait të tij dhe shndërrohet në protagonist të shumë aventurave të tjera.

 

5. Jed Clampett (9,5 miliardë $) – Një personazh i filmave të vjetër western amerikanë, Clampett zbulon naftë në Kaliforni dhe kështu u shndërrua në sheikun imagjinar të botës.

 

6. “Iron Man”, Tony Stark (9,4 miliardë $) – Personazhi i “Iron Man”, falë veshjeve super të forta të krijuar në film, u punësua nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka krijuar një pasuri marramendëse falë shitjes së armatimeve dhe veshjeve ushtarake.

 

7. Dragoi Smaug (8,6 miliardë $) – Personazhi i “Zotit të Unazave”, ky dragua që fluturon nëpër botë ka mundur të grumbullojë pasuri nga të gjithë vendet, të cilat i depoziton në vende të panjohura në Tokë.

 

8. Batman (7 miliardë $) – Prova se për të qenë një superhero nuk ke nevojë për shumë aftësi, por vetëm për shumë para. Batman, një histori suksesi e publicitetit, ka arritur të grumbullojë këto para falë shitjes në rrjete televizive të historive të tij të trilluara.

 

9. Zoti Monopoly (2,6 miliardë $) – Pronar i shumë pasurive të patundshme nëpër botë, njeriu që ka shpikur lojën më të famshme me zare, zotëron hotele të tëra në qytetet më të rëndësishme të botës.

 

10. Burns i Simpson (1,1 miliardë $) – Pronar i një centrali bërthamor, Zoti Montgomery Burns është shembulli model i një kapitalisti, në gjendje që të “rrjepë” të gjithë punëtorët e tij. Një herë, ai krijoi një re artificiale me Springfild, në mënyrë që Dielli të mos dukej dhe njerëzit të shpenzonin më shumë energji.

SHPËRNDAJE