iPhone i Apple që nga lansimi, ka qenë mjaft i suksesshëm dhe është shitur shumë. Ky fakt dëshmohet edhe nga studimi i fundit i kryer nga ndërmarrja hulumtuese, Strategy Analytics.

Sipas Strategy Analitics, që nga lansimi i pajisjes iPhone në qershorin e vitit 2007, Apple ka përfituar rreth 150 miliardë dollarë. Neil Shah, analiste e lartë në Strategy Analytics, në një bisedë telefonik për CNET deklaroi se të kjo shifër paraqet vetëm shitjet e harduerit. Aksesorët, aplikacionet, softuerët dhe shërbimet tjera, përfaqësojnë rreth 3-5 për qind të të ardhurave nga iPhone të Apple gjatë çdo çereku.

Sa i përket njësive harduerike, Strategy Analytics tha se deri më tani janë shitur afro 250 milionë iPhone në mbarë botën.

Megjithë lajmin e mirë për Apple, ndërmarrja hulumtuese nuk është e sigurt nëse Apple mund ta mbajë të njëjtin nivel të përfitimeve që ka siguruar në treg gjatë viteve të kaluara.

“Janë disa shenja që tregojnë se vitet e ardhshme të iPhone nuk do të jenë edhe aq mbresëlënëse” deklaroi gjatë ditës së sotme drejtori ekzekutiv i Strategy Analytics, Neil Mawston. “Disa operatorë celularë janë duke u vetëdijesuar rreth nivelit të lartë të subvencioneve që ata i shpenzojnë në iPhone, derisa Samsung është duke zgjeruar portofolin e vet Galaxy dhe duke i bërë Apple konkurrencë më të fortë.”

Sipas Shah, bartësit e “vetëdijesimit” janë duke përjetuar rënie ekonomike. Ai tregoi për CNET që me çmimin me shumicë të iPhone prej 600 dollarë për bartësit, ndërmarrjet si AT&T dhe Verizon janë të detyruara të marrin një vlerë prej 300-400 dollarë kur ata i shesin pajisjet për 199 dollarë ose 299 dollarë me një kontratë dy vjeçare. Dhe Apple, duke parë që “ka fuqinë e shitjes” nuk është duke dëshiruar të diskutoj rreth çmimit, thotë Shah.

Në anën tjetër, sa i përket pajisjeve me sistemin operativ Android si HTC One X apo Samsung Galaxy SIII është një rrëfim krejt ndryshe. Shah tha që derisa çmimi me shumicë në Galaxy SIII është i lartë, (ai beson të jetë rreth 500-550 dollarë), bartësit do të kenë mundësi të diskutojnë një ulje deri në 400 dollarë, gjë që do t’u mundësonte atyre rikthim më të shpejt në investim.

SHPËRNDAJE