Pas 13 vitesh Familja Krasniqi pranon trupat e 18 kufomave të maskarës serbe

Varrimi i individëve do të bëhet nesër (14 prill) në fshatin Carallugë afër Malishevës

Familjes Krasniqi nga fshati Carallugë afër Malishevës iu dorëzuan sot mbetjet mortore të tetëmbëdhjetë individëve të cilët ishin masakru gjatë masakrave në Kosovë në vitin 1999. Dorëzimi u bë në Departamentin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Shefi i Misionit EULEX Xavier de Marnhac, i cili ishte i pranishëm, shprehu përkushtimin e misionit për gjetjen e personave të zhdukur.

“Kjo është një ditë me emocion për një familje të Kosovës të cilët do të marrin mbetjet mortore të disa anëtarëve të cilët ishin zhdukur gjatë luftës. Çështja e personave të zhdukur është një çështje shumë e ndjeshme, kurse EULEX-i e konsideron atë me seriozitet dhe është i përkushtuar që të kryej detyrën e vet. Stafi ynë, i cili punon në Departamentin e Mjekësisë Ligjore, është duke punuar shumë në këtë drejtim. Edhe njëherë dua të përsëris se ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për ndjeshmërinë e kësaj çështjeje.

Qëllimi është që familjeve tú kthehen mbetjet mortore të më të dashurve të tyre, duke ditur se ata u zhdukën në rrethana tragjike dhe të rënda. EULEX-i mbetet shumë i përkushtuar që të bëj mentorimin, monitorimin dhe këshillimin e homologëve vendës, në mënyrë që bashkërisht të arrijmë këtë synim aq të ndjeshëm (MP3 audio)”, tha de Marnhac, Shef i EULEX-it.

Të zhvarrosur në vitin 2004, individët ishin identifikuar nga ekspertët mjeko-ligjorë të EULEX-it me anë të kombinimeve të ADN-së dhe analizave mjeko-ligjore antropologjike.

Alan Robinson, Bashkë-kryesues i Departamentit të mjekësisë Ligjore, thotë se departamentit i nevojiten informatat për varreza të mundshme në mënyrë që personat e zhdukur të gjinden.

“Ne mund të gjejmë mbetjet mortore të personave të zhdukur vetëm nëse kemi informata të mira dhe të besueshme që do të na mundësonin përmirësimin e kërkimeve dhe do të zvogëlonin parametrat e kërkimit për personat e zhdukur “, tha Robinson.

Mbetjet mortore të 18 individëve janë disa prej gjithsej 250 trupave që gjenden ë morgun e spitalit të Prishtinës – e të cilët janë në proces të identifikimit .

Varrimi i individëve do të bëhet nesër (14 prill) në fshatin Carallugë afër Malishevës.

Që kur ekspertët e EULEX-it filluan punën në Departamentin e Mjekesise Ligjore në dhjetor 2008, më se 200 mbetje mortore të individëve u janë kthyer familjeve të personave të zhdukur. Departamenti ka kryer më se 260 operacione nëpër terren.

 


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni