Partnerët më të mirë për një lidhje më të mirë

largea_027a6c2c622d589ea0f5388d52743acf1396587596Një rezultat i botuar në portalin “Your Tango”, rezulton që: psikologët, mjekët dhe avokatët janë gjithnjë e më të kujdesshëm në një lidhje, kurse politikanët kujdesen vetëm për kënaqësitë e veta.
Psikologët, mjekët dhe avokatët
Nëse kërkoni një ëndërrimtar të pasionuar, dashnor të përkryer, dikë që urren rutinën e përditshme, e gjeni te mashkulli me njërin nga këto profesione. Avokatët, mjekët, psikologët sipas natyrës janë njerëz të kujdesshëm dhe atë karakteristikë të tyre e praktikojnë edhe në jetën e tyre seksuale. Meqë janë të kujdesshëm, ata pothuajse kurrë nuk e marrin të parët iniciativën në shtrat dhe shumë shpesh çështje parësore kanë që ta kënaqin palën tjetër.

Ushtarët, sportistët
Ushtarët dhe sportistët shumë lehtë lidhen emocionalisht, janë besnikë dhe të përkushtuar. Mungesën e seksit relativisht mirë e përballojnë. Në seks dëshirojnë të kenë temp dhe kënaqësi të dyanshme.

Menaxherët dhe drejtorët
Menaxherët dhe drejtorët janë të mësuar t’i kontrollojnë punëtorët në vendin e punës dhe shpesh e shpenzojnë energjinë në punë. Si pasojë te ta ndodh humbja e lidhjes emocionale në jetën dashurore. Seksin shumë shpesh “e bëjnë” vetëm fizikisht.

Politikanët dhe personat publikë
Politikanët dhe personat publikë shpesh i ndërrojnë partnerët seksualë. Bëjnë seks të shpejtë, sipërfaqësor dhe të pakoncentruar. Në rend të parë, përpiqen të kënaqin veten, ndërsa për kënaqësinë e dyanshme nuk çajnë kokën shumë.

Artistët
Artistët i tmerrohen seksit të zakonshëm. Ata kërkojnë lidhje emocionale dhe të shumtën e herëve nuk gjejnë atë që krijon hulumtim të përjetshëm me personin e mendimit të njëjtë dhe “kalojnë” nga lidhja në lidhje.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni