Derisa planifikimet tashmë kanë nisur jozyrtarisht, asnjë nga partitë politike nuk ka kalkuluar me emra për garën lokale.

Kryetari aktual i Gostivarit që njëherit është edhe lider i partisë RDK, Rufi Osmani ka konfirmuar më parë sfidën e tij për garën e dytë për të fituar komunën e Gostivarit.

Ndërkohë, janë edhe disa nga emrat që do të garojnë për një mandat të dytë dhe të tretë në garën për kryetar komunash, që jozyrtarisht konsiderohen të fuqishëm në bazë dhe kanë siguruar miratimin e kreut të BDI-së. Ndër këto emra janë kryetari i komunës së ]airit, Izet Mexhiti, Ramiz Merko në Strugë, Sadulla Duraku në Likovë, Fati Iseni në Studeniçan dhe kandidatura të tjera.

Por, zyrtarë të BDI-së nuk kanë komentuar për INA këto zëra, duke theksuar se është herët për të shprehur qëndrime lidhur me zgjedhjet e ardhshme lokale.

Në taborin e PDSH-së po kalkulohet gjithashtu për emrat e mundshëm për garën në zgjedhjet lokale. Sadi Bexheti shihet si pretendues kryesor për një mandat të dytë për Tetovën dhe se ai ka një mbështetje edhe nga kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, por ajo nuk është zyrtarizuar akoma. Ndërsa për komunat e tjera akoma nuk janë diskutuar kandidaturat.

Derisa partitë shqiptare nuk shpalosin kandidaturat, partitë maqedonase tashmë kanë nisur betejën në terren, duke promovuar figura dhe kandidatura për zgjedhjet e ardhshme lokale, që do të mbahen në tremujorshin e parë të vitit 2013.

SHPËRNDAJE