Organizata kulturore PUSHKIN me anë të një letre të hapur u bën thirrje subjekteve politike shqiptare që të ruajnë gjakftohtësinë mes fyerjeve në këto zgjedhje paralamentare, sepse një gjë e tillë nuk kontribuon në përmirësimin e statusit të qytetarit, por të kontribuojnë bashkë për zgjedhje fer dhe demokratike.

“Madje, ndër tjerash nënvizojmë se tashmë është koha e duhur, që partitë politike shqiptare të bëjnë më tepër progres dhe avancim për popullin dhe qytetarin shqiptar, sepse është momenti i ndriçuar të kthjellojmë mendjen nga inatet dhe përçarja miope ndër vite”, thuhet në komunikatën e kësaj organizate.

“U bëjmë apel të gjitha subjekteve politike që të jenë të maturuar dhe të heqin dorë përfundimisht nga fjalori i ngurtë i fyerjeve, dhe të instalojnë një vetëdijë të re politike duke pasur në shqyrtim standardin dhe korrektësinë. Gjithashtu rikujtojmë se dhuna duhet ngrirë, dhe se në vend të saj të ketë maturi politike konform standardeve etike që vetëdijeson të ardhmen e çdo qytetari”, theksohet në fund të komunikatës.

SHPËRNDAJE