Partia Socialiste nuk njeh rezultatin për Tiranën

Partia Socialiste (PS) deklaron se nuk njeh rezultatin e shpallur të shtunën nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për Bashkinë e Tiranës, ndërsa konstaton se procesi ka prova të qarta të krimit elektoral që i kanë shkatërruar zgjedhjet dhe që e kane zhytur Shqipërinë në një krizë të thellë.

Duke folur nga selia e PS-së, deputetja Eglantina Gjermeni u shpreh se rruga ligjore për të arritur drejtësinë e kërkuar do të vazhdojë, pasi faktet për manipulime janë të pakundërshtueshme.

“KQZ-ja e Ristanit shpalli një rezultat të bazuar mbi shkelje ligji dhe abuzimi. Zarfet e zhdukura, fletët e shtuara, fletët që kanë fluturuar nga një qendër në tjetrën janë prova të qarta për atë cfarë ka ndodhur. PS do të ndjekë rrugën ligjore e bindur në drejtësine e kauzës së saj”, tha Gjermeni


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni